“Në Maqedoni, në fakt po mbledhen nënshkrime kundër kampeve të imagjinuara, refugjat të imagjinuar, për diçka që nuk ekziston!” deklaroi për CIVIL Media, Mersiha Smailoviq, sekretar gjeneral e organizatës joqeveritare “Legis”, e cila ishtë në teren drejtpërdrejt e kyçur në krizën e refugjatëve.
“Me rastin e gjithë kampanjë që po zhvillohet dy muajt e fundit, lidhur me draft-strategjinë të cilën e përpiloj Ministria për punë dhe politikë sociale, ne si organizatë joqeveritare e cila punon me çështjen e refugjatëve, e dijmë që kjo është strategjia e dytë, e para ishte nga viti 2009 deri 2015. {do shtet është i detyruar të ketë strategji, se si do të ballafaqohet me diçka që konsiderohet si fenomen natyror me shekuj më parë, si refugjatët. Në kërkojmë që të tërhiqet draft-strategjia për refugjatët, pasi që nuk mund të bëhet për një afat të gjatë prej 10 viteve dhe aspak nuk ishim të konsulltuar gjatë përpilimit. Kemi punuar me profesionalizëm, duke mos e pritur të ndodh një epilog i tillë! Pasi që, nëse e lexoni strategjinë, do të shihni se askund nuk shkruan se do të ketë ndërtim të lagjeve, ndërtesave, nuk përcaktohen lokacione, por flitet për akomodim të refugjatëve të cilët do të qëndrojnë në Maqedoni dhe të kalojnë në procedurën për fitim të azilit dhe status të refugjatit. Kjo në Maqedoni zgjat pak më shumë, veçse kemi eksperienc”, thotë Smailoviq.
Sipas saj, në Maqedoni ka numër të vogël të refugjatëve të cilët kërkojnë azil, ndërmjet 6 ose 9 personave!
“MPB e dinë saktë numrin e refugjatëve të cilët kërkojnë azil, ndërsa ne i dijmë personat. Poer çka është puna? Ky është tentim aq qesharak, nënçmim aq i madhë për refugjatët, e më pas edhe të intelektit të qytetarëve. Refugjatët trajtohen si objekt, i cili mund të bartet nga një vend në vendin tjetër. Ata janë njerëz, janë fate njerëzore..
E gjithë retorika e OBRM-PDUKM në seancat parlamentare, përderisa zgjatke shkarkimi i prokurorit Zvëlevski dhe rebalansi i buxhetit, i referohej refugjatëve duke ju shmangur temës së diskutimit”, shton Smailoviq.
“Në, si organizatë joqeveritare, ishim të ftuar në Komisionin për çështje sociale në Parlament, të flasim për draft-versionin. Në krye të këtij komisioni është deputeti Vllatko Gjorçev. Në seancën e parë reaguam, për shkak të shkallës së lartë të ksenofobisë në foltoren parlamentare, të prezentuar nga Gjorçev, kryetarët e komunave dhe deputetët e kësaj partie… Ashtu që, nuk morrëm pjesë në dy seancat e rradhës. Pa ide, vetëm me gjuhë urrejtjes e cila nxit ndarjet”, komentoj Smailoviq.
“Nuk dua as ta mendoj që Gjorçev i nënvlerson votuesit e tij, të cilët në këtë kohë të nxehtë, nënshkruajnë kundër lagjeve të paramenduara, sepse kjo është më tepër se e qartë… Edhe atë, në kohë kur po ngulfatemi nga deponitë, në aq probleme komunale, pa ide për zgjidhje të zgjedhjeve lokale, mbledhen nënshkrime kundër kampeve të imagjinuara dhe refugjatëve të imagjinuar. Të mos harrojmë se pjesë të strategjisë janë edhe shtetas të Maqedonis që janë kthyer, që kanë humbur shtetësinë në vendet e jashtme. Ka shumë kategori të njerëzve, që duhet ti përfshinë kjo strategji. Për këtë arsye duhet që në përpilimin e Strategjisë të jenë të kyçur edhe ekspert, organizata joqeveritare që kanë punuar në teren”, përfundon Smailoviq.
Monika Taleska