“Nuk kisha fjalë si t’ua spjegoj fëmijëve të mi përse nuk na lejuan të hyjmë në akua-parkun “Salida” në Prilep, vetëm për shkak se jemi Rom dhe kemi lëkurë më të errët”, thot për CIVIL Media, Shefki Kamberovski, Rom me prejardhje nga Manastiri, i cili tashmë 30 vite jeton në Gjermani.
Kamberovski thot se ka ardhur për pushime në vendlindje për t’u treguar fëmijëve të tij se prej ku e ka prejardhjen. Por, në vend se me përkujtime të këndshme dhe të bukura, ai sëbashku me gruan dhe fëmijët e tij, u kthyen në Gjermani të dëshpëruar nga sjellja e të punësuarit në akua parkun e Prilepit.
“ Për fenë tuaj nuk ka hyrje këtu!”, ashtu mu drejtua sigurimi i akua parkut. Më vështirë e kisha kur djali në veturë më pyeti: cili është dallimi mes njeriut të bardhë dhe të zi? Nuk dija si ti përgjigjem. Dy ditë fëmijët ishin të dëshpëruar , më pas me gruan u ulëm dhe u spjeguam fëmijëve në një formë më të afërt për ata, përse ekzistojn ndarjet mes njerëzve. Në Gjermani asnjëher nuk kemi hasur në situatë që t’u spjegoj gjëra të tilla, pasi që fëmijët e mi shoqërohen me 170 nacionalitete nga e gjithë bota, dhe për ata është e njejtë se a është i bardhë, i zi, i verdhë apo a është musliman, krishter, hebrej… apo Turk, Rus, Kinez…”, deklaroi për CIVIL Media, Shefki Kamberovski, qytetarë i Gjermanisë, i lindur në Manastir
Ai thot se e kupton njeriun që nuk u lejoj të hyjnë, pasi që ka marr urdhër të tillë dhe ai vetëm po e kryen detyrën. Potencon se “edhe pse jemi larg vlerave kulturore të Europës”, përsëri do të vij në Manastir dhe shpreson se në të ardhmën nuk do të ketë diskriminim,
CIVIL Media në komunikim telefonik ka biseduar me menaxherin e akua parkut “Salida”, Aleksandar, i cili nuk dëshironte të prezantohet edhe me mbiemër, pasi që “nuk është me rëndësi”. Ai konfirmon se deri tani nuk ka pasur ankesa.
“Këto janë budallallëqe dhe shpekulime! Dyert janë të hapura për të gjithë që vijnë në akua parkun”, shkurt deklaroi menaxheri.
Tekst dhe kamera: Dehran Muratov
Montimi: Daniella Niseva