Liljana Georgievska nga shoqata “Unit” nga Kumanova, e njohur si lidere joformale e punëtorëve të falimentuar. Deklaroi se 7.596 denarët e premtuara nga Qeveria, nuk janë për nënçmim: “Ato janë shpëtim për pun ëtorët e falimentuar, të mund të kenë për bukë dhe ilaçe”.
“Mes këtyre punëtorëve ka ortalitet të madh, jo vetëm në shoqatën UNIT, por nëpër gjithë vendin, duke i prëfshirë punëtorët e paregjistruar. Sipas evidencës, të cilën e kemi nga Enti për Punësim, përfat të keq, mbi 51% nga këta punëtorë kanë vdekur”, deklaroi Georgievska për CIVIL Media.
Me Propozim –Ligjin e ri për siguri materiale të personave të papunësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronë dominante të shtetit, të cilin e dorëzoi Qeveria, parashikohet që 3.000 punëtorë të falimentuar të zhdëmtohen. Georgievska e përshëndeti këtë vendim, por theksoi se këltu nuk do të ndalet lufta për këta punëtorë. Siç shpjegoi ajo, edhe 1.000 punëtorë mbeten me status të pazgjidhur, dhe pas vitit të ri pritet edhe kujdesi për ata.
Rreth 560 persona nga Kumanova janë paraqitur në shoqatën për punëtorë të falimentuar “Unit” dhe kanë dorëzuar listë evidence për stazhin e realizuar në jnjë nga kompanitëp e mëhershme të Kumanovës, që të munden t’i shfytëzojnë përfitimet nga Propozim –Ligji.
“ Nuk dëshiroj që askush të gjendet në situatën e të falimentuarve. Ky është gjenocid i kohës moderne!”, deklaroi Georgievska.
Ligji për punëtorët e falimentuar i prëfshin personat e papunësuar të cilëve u është kryer marrëdhenia e punës në ndërmarrjet me pronë domoinante të shtetit, pas 1 janarit të vitit 1995, deri më 31 dhjetor të vitit 2016.
Personat e papunësuar, gjithashtu, duhet të kenë 15 vite përvojë pune dhe 52 (gratë) dhe 55 ( burrat) vite deri në fuqizimin e këtij ligji.
Teksti dhe kamera: Biljana Jordanovska