“Nikolla Gruevski i pari do të ik nga shteti sepse e ka futur hundën çdo kund”, “Ai që ka bërë treqind probleme, ai do të arratiset i pari”, “Nëse nuk vjedhin politikanët, nuk ka nevojë të ikin, por ata kanë vjedhur shumë, për pak para nuk i ndotin duart”, ishin disa nga përgjigjet e qytetarëve në rrugët e Shkupit, në pyetjen e gazetarëve të CIVIL Media – cili do të jetë politikani i radhës që do të arratiset nga Maqedonia?
Përskaj anketës në terren, CIVIL Media dje publikoi edhe anketë onlajn me pyetjen e njëjtë, e cila është ende e hapur për qytetarët.
Disa nga qytetarët vlerësojnë se gjyqet janë më kompetentët të përgjigjen në këtë pyetje.
Përndryshe, të akuzuarit ng PSP, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski nga DSK, u gjetën në urdhër arrestin ndërkombëtar të Interpolit, pasi që policia para 9 dite nuk i gjeti ata në shtëpitë e tyre që t’i arrestojë.
Paraprakisht,arrati ( në udhëtim zyrtar ishte edhe biznesmeni Sead Koçan.
Vullnet Mahmuti
Kamera: DehranMuratov