Radio Televizioni i Kosovës informoi se nga eksplozionet e minavet të mbetura nga ndeshjet luftarake në vitin 1999, e kanë humbur jetën 177 persona, ndërsa së paku 500 persona janë të lënduar. Nga kompania që e zbaton deminimin, theksojnë se pavarësisht që shumë zona janë të pastruara nga minat, në territorin e Kosovës akoma ka mbi 100 zona të rrezikshme, mes të cilave më të rrezikshmet janë zonat në kufirin me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Sipas RTK, gjatë pastrimit të zonave të minuara, janë deminuar rreth 90.000 mekanizma eksplozive, ndërsa vetëm në rajonin e Hanit të Elezit, në kufirin kosovar- maqedonas, e njohur si një nga zonat me më tepër mina të paeksploduara, nga muaji mars e deri tani janë pastruar mbi gjashtë mijë metra katrorë dha janë zbuluar katër mina të paeksploduara.
Nga viti 2010, forcat e sigurisë të Kosovës kanë pastruar një milion metra katror dhe kanë deminuar 2.177 mekanizma eksloduese, ndërsa ekipe të kompanisë për deminim në 2.136 raste – kanë deminuar 3.150 eksplozivë.