Të shfuqizohet institucioni përmbarues, të ndryshohet rregullorja ligjore dhe në vend të përmbaruesve që janë subjekte të veçanta, kërkesat nga vendimet ekzekutive të paguhen përmes reparteve ekzekutive që do të punojnë në kornizat e gjyqeve…Këto janë porositë e qytetarëve të Shkupit, nga anketimi i sotëm që e regjistroi ekipi i CIVIL Media në sheshin “Maqedonia”.
“Përmbaruesit marrin para edhe ata që kanë pensione minimale…Kërkojnë shuma të mëdha, për 3.000 denarë llogari, kërkojnë nga 12.000 denarë…Mendoj se është më mirë në kornizat e gjyqeve, sesa përmbaruesit vetë të veprojnë!…Kjo është plaçkitje klasike e popullit!…Nuk duhet të ketë përmbarues, spese marrin provizione të larta!…I kuptoj edhe përmbaruesit, edhe ata i kanë problemet e tyre…”, këto janë vetëm një pjesë nga deklaratat e shkupjanëve të anketuar.
Shumë qytetarë nga të gjitha viset e Maqedonisë, viteve të fundit ankohen se edhe për borxhe minimale, llogari të papaguara për ujë, komunalje…, madje edhe pa i ftuar në dëgjime gjyqësore, u kërkohen dhe u merren shuma të mëdha parash përmes përmbaruesve, mbeten pa pensionet e tyre, rrogat…Shumë qytetarë, me realizimin e vendimeve gjyqësore, kanë humbur patundësi, shtëpi, banesa, toka..
Pas debatit në rrjetet sociale dhe apelimet që pushteti i ri të miratojë ndryshime ligjore në statusin dhe funksionimin e përmbaruesve, por edhe të noterëve, CIVIL Media në ditët e ardhshme, do të tentojë ta dëgjojë zërin e qytetarëve, por edhe të iniciatorëve të ndryshimeve dhe të ekspertëve…
Monika Taleska
Kamera: Dehran Muratov