Republika Federale e Gjermanisë vazhdon me mbështetjen e vazhdueshme të rrugës së Republikës së Maqedonisë drejt integrimeve Euroatlantike, theksoi Ambasadorja gjermane në Republikën e Maqedonisë, Kristine D. Althauzer në takimin me presidentin e Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferin.
Ambasadorja e përgëzoi Presidentin Xhaferi për zgjedhjen e tij, dhe theksoi se para përbërjes së re të Kuvendit qëndrojnë shumë detyra të rëndësishme dhe se funksioni i Presidentit të Kuvendit ka rol kyç.
Presidenti Xhaferi e informoi Ambasadoren për aktivitetet aktuale të Kuvendit dhe theksoi se në periudhën që vijon, deputetët do të jenë të përqëndruar në rejtingun e Kuvendit si servis i vërtetë i qytetarëe, dhë në transparencën e institucionit.
Pas zgjedhjeve parlamentare të Gjermanisë, pritet edhe intensifikimi i kontakteve mes deputetëve të dy shteteve, në nivle grupor për bashkëpunim, dhe trupa punues.
Ambasadorja htoi se edhe pas kryerjes së mandatit të saj, do të vazhdojë t’i ndjek me interesim të madh ngjarjet në Republikën e Maqedonisë.