• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Nga e martja, Qeveria e re

May 29, 2017
in POLITIKË
Analizë javore: Maqedonia pa qeveri – e burgosur në lojat politike!
Share on FacebookShare on Twitter

Pas konsultimeve dhe bisedimeve të djeshme me partnerët e koalicionit BDI dhe Aleanca për Shqiptaërt, dhe me Besën, e cila vendosi të mbetet në opozitë, në mesnatë, mandatari Zoran Zaev e dorëzoi Propozim –programin dhe Propozim- përbërjen e Qeverisë së re në Kuvend.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka caktuar seancë për formim të Qeverisë së re, nësër në ora 11, e cila duhet të zgjidhet më së voni deri të marten në mesnatë.

Sipas Propozim –përbërjes, në listën  e 15 vendeve për ministra gjenden: Radmila Shekerinska – Ministre për Mbrojtje, Oliver Spasovski – Ministër për Punë të brendshme, Dragan Tevdovski – Ministër mpër financa, Robert Allagjozovski – Ministër për Kulturë, Damjana Mançevski – Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë, dhe Milla Carovska – Ministre për Punë dhe Politikë Sociale.

Hazbi Lika nga BDI është i propozuar për zëvendëskryeministër për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Bujar Osmani për zëvendëskryeministër për eurointegrime, Kreshnik Bekteshi – Ministër për Ekonomi, Bylent Salihu – Ministër për Drejtësi dhe Sadulla Duraku Ministër për ekologji.

Ministra pa resor do të jenë Koço Angjushev, Robert Popovski, Edmond Ademi, Adnan Qahil, Samka Ibraimovski, Zorica Apostollovska dhe Zoran Shapuriq.

Nga Aleanca për Shqiptarët  në qeverinë e re, Ministër për Shëndetësi – Arben Taravari, dhe Suhejl Fazliu, Ministër për Vetëqeverisje Lokale.

Në konferencën për shtyp dje, mandatari Zoran Zaev tha se Besa edhe si opozitë do ta mbështesë çdo iniciativë për interesat e shqiptarëve dhe shtetit, ndërsa paraparakisht nga Besa paralajmëruan se nuk do të jenë pjesë e Qeverisë së re, sepse mandatari nuk është i gatshëm t’i pranojë parimet e tyre për qeverisje të përbashkët dhe të nënshkruajnë marrëveshje të përbashkët.

Për përbërjen e Qeverisë së re duhet të votojnë së paku 61 deputetë nga Kuvendi 120 anëtarësh.

Tags: KuvendministraqeveriresorZoran Zaev
Next Post
Përbërja e re e filloi punën me dorëheqje!

Përbërja e re e filloi punën me dorëheqje!

Përmes Civilit më jipet mundësia të luftoj për të vërtetën!

Përmes Civilit më jipet mundësia të luftoj për të vërtetën!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom