• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Dimovski: Pres një gjykim të drejtë që do të sjellë ndryshime në arsim!

May 29, 2017
in POLITIKË
Dimovski: Pres një gjykim të drejtë që do të sjellë ndryshime në arsim!
Share on FacebookShare on Twitter

Para disa muaj, aktivisti qytetar dhe sekretari i përgjithshëm i organizatës joqeveritare “Qendra për tolerancë ndëretnike” Vllado Dimovski, para mbarimit të afatit të marrëveshjes, pa shpjegim ishte i larguar nga vendi i punës si arsimtar i gjuhës maqedonase në SHF “Alija Avdoviq” në fshatin Batincë, Komuna Studeniçan. Pas dëgjimit të sotëm në Gjykatën Themelore Shkup 2, pas ankesës mbi disa baza – largim të paarsyeshëm, diskriminim, presione…, Dimovski para kamerës së CIVIL Media deklaroi se pret vendim pozitiv nga gjyqi më 1 qershor.

Në intervistën për CIVIL Media në shkurt, Dimovski tha se arsyet për largimin e tij nga puna janë politike, ndërsa presionet kanë filluar që në fillim të viti shkollor 2016, për shkak të kritikave të tij për kushtet e këqija në arsim, por edhe për shkak të pjesëmarrjes së tij në Revolucionin e Larmë.

Me Dimovskin biseduam edhe për qëndrimin e shkollës, për kushtet e përgjithshme në arsim, për shkallën e partizimit të institucioneve arsimore në shtet dhe për pritjet nga Ministri i ri për arsim.

“Unë pres që gjyqi të sjellë vendim të drejtë, sepse të gjitha argumentet dhe dëshmitë që i dorëzuam, janë në anën time dhe nuk dyshoj se do të jenë objektivë në pjesën e sjelljes së gjykimit”, u deklarua Dimovski.

Sa u përket kushteve në të cilat gjendet arsimi dhe ndikimi mbi punën e mësimdhënësve, Dimovski tha se, nëse duhat të përshkruhet me një fjalë, lirisht mund të thuhet se janë katastrofale.

“Kemi tepër gjëra të paqarta në arsim, duke filluar nga kushtet për punë në objektet shkollore, e deri te ligji për arsim fillor dhe të mesëm. Sipas hulumtimeve që i zbatuam në “Qendrën për tolerancë ndëretnike”, për një vit kishim 29 ndryshime të një ligji, sipas të cilit duhet të arsimohen gjeneratat e reja…Për kushtet në pjesën e partizimit të fuqishëm…, kemi një numër të madh ushtarësh partiak, të punësuar në disa vitet e fundit”, tha Dimovski, duke u referuar faktit se, sa edhe ql tingëlllon jofalënderueshëm ndaj kolegëve të tij, megjithatë, sipas statistikave të Entit Shtetëror për Statistikë dhe Raportit vjetor, ka mbi 1.600 të  mësimdhënës të punësuar  me arsim të papërshtatshëm, ndërkohë që ligjërojnë lëndë profesionale!

“Në disa vitet e fundit, në Maqedoni sundon trendi i analfabetizmit, sepse me këto veprime në arsim humbet cilësia. Në vend se të kujdesemi për arsim cilësor, u punësuan kuadro tpë cilët fare nuk tronditen për arsimin”, thekson Dimovski, duke shpresuar se, nëse në 10 vitet e fundit muk ka pasur ndonjë progres në arsim, së paku me atë gjykim që do të sjellet në favor të tij, dë të fillojnë ndryshimet.

Gjatë gjykimit, mbështetje për arsimtarin aktivist kanë shprehur edhe aktivistët nga iniciativa “Qytetarët për Maqedoninë”, të cilët para disa ditësh nën moton “Drejtësi për Vlladon” apeluan për solidaritet dhe mbështetje për Dimovskin.

Gazetare dhe montazhi: Biljana Jordanovska

Kamera: Dehran Muratov

 

Tags: Analfabetizëmarsimarsim i papërshtatshëmgjykimkushte katastrofalelargimpartizimstatistikëVllado Dimovski
Next Post
Analizë javore: Maqedonia pa qeveri – e burgosur në lojat politike!

Nga e martja, Qeveria e re

Përbërja e re e filloi punën me dorëheqje!

Përbërja e re e filloi punën me dorëheqje!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom