Një punëtore në industrinë e tekstilit nga Maqedonia Lindore, me 19 vite përvojë pune, nënë e vetme e dy fëmijëve adoleshentë, para kamerave të CIVIL Media e rrëfen tregimin e saj jetësor dhe golgotën e punëtorëve të industrisë së tekstilit.
“Kam punuar 19 vite në konfeksion, nga tël cilat vetëm 13 janë të paguara me sigurim invalidor dhe pensional. Për të gjitha këto vite punë, jam përballur me shumë parregullsi gjatë punës, si shkelja e të drejtave themelore të punëptorëve, madje edhe të drejtat e njeriut, diskriminim, mobing në vendin e punës. Për fat të keq, organet dhe institucionet përkatëse janë të shurdhëra par akëtyre ankesave tona, madje edhe kur ankohemi deri te Inspektorati i Punës ose deri te organet tjera kompetente, rregullisht jemi të paraqitur te pronarët se kemi paraqitur ndonjë parregullsi, pas të cilave pason largimi nga puna!”, thotë bashkëbiseduesja jonë, e cila dëshiroi të mbetet anonime.
Ajo tregon se kushtet për punë në konfeksionet në Maqedoninë lindore janë mizore, pa ngrohje përkatëse gjatë dimrit, pa klimatizim gjatë verës, pa kushte për mëngjes normal, me norma abnormale të cilat duhet të plotësohen për rroga minimale, me orë të tepërta pune të papaguarae të cilat ndonjëherë arrijnë edhe ga 60 orë në javë!
“ Në disa vitet e fundit kemi pushim vjetor prej katër ditë pune, ndërsa tjerat janë uikende dhe festa. Ndërkohë që ata përgatisin vendime për pushime vjetore, të nënshkruara në emrat tonë. Unë personalisht kam pa vendim të këtij lloji”, thotë bashkëbiseduesja e jonë. Ajo, gjithashtu thekson se punëtoret shpesh i ofendojnë dhe i përulin. “Shpesh jemi të ofenduara se nuk e kemi fituar as bukën as kripën, ndërsa normat që i vendosin janë tepër të mëdha dhe nuk mund të arrihen”.
Normat vazhdimisht rriten që pronarët të kenë arsyetim se pse punëtoret nuk mund të fitojnë më tepër para. “Çdo herë kur ankohemi për rrogën, përgjigjia e tyre është se ne nuk e fitojmë atë rrogë, por se ajo çdo herë është e subvencionuar”.
“Unë, si nënë e vetme, e kam shumë rëndë të funksionoj me këtë rrogë minimale. Kam dy fëmijë të cilët veç më shkojnë në fakultet. Fëmijët e mi, për fat të keq, nuk e dinë se ku është as Dojrani, as Ohri, nuk kanë shkuar për pushime! Me ndihmën e prindërve të mij, ia arrij disi të gjindem. Me rrogën time nuk mund t’i kënaqim as nevojat më elementare. Në plotkuptimin e fjalës, pothuajse edhe për bukë do të durojmë!”, e mbaron tregimin e saj kjo nënë e vetme e cila deshi të mbetet anonime, për shkak të frikës se nesër mund të mbetet edhe pa rrogën mizore.
Maja Ivanovska
Kamera dhe fotografia: Dehran Muratov
Montazhi: Ermin Klimenta
Biseda/dëshmia është pjesë e projektit “Shoqëri pa kufij”, të cilin CIVIL – Qendra për Liri e zbaton me mbështetje nga Fondacioni Gjerman “Hajnrih Bell”. Qëllimi i projektit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë për “Kartën Qytetare”, dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare dhe të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.