Vojo Manevski, gazetar i kahmotshëm, me përvojë të pasur edhe nga RSFJ dhe nga Maqedonia, pronar ektuel i TV Iris nga Shtipi, për CIVIL Media flet për drejtësinë sociale dhe për uzurpimin e hapësirës publike në Maqedoni.
“Drejstësia sociale mund të ketë vetëm kur do të kemi qasje të njëjtë ndaj mjetet për prodhimtari. Problemi në Maqedoni është se shteti, ekonomia dhe shoqëria bazohen mbi një formulë të padrejtë, e kjo quhet tranzicion. Nuk mund të jetë tranzicion diçka që zgjat 27 vite! Kjo është gjendje, ndërsa gjendja prodhon qasje të pabarabartë”, thotë Manevski.
Ai thekson se ndjenja për padrejtësi sociale reflektohet mbi të rinjtë në vend, të cilët kërkojnë dalje në shoqëri tjera, të cilat ndështa nuk janë më të drejta, por japin shpresë më të madhe.
“Ne shumë shpesh themi se, ja tani do të ketë zgjedhje, dhe politikanët e ri do të na e dnryshojnë jetën. Kjo thjeshtë nuk është e mundur! Askush nuk mundet të ndryshojë diçka që ka rrjedhë të caktuar, ligjshmëri. Askush nuk mund të na ndryshojë ne, nëse vetë nuk ndryshojmë. Mendoj se nevoja nga organizimi sindikal ose majtist, sa edhe që duket sakrilegj, është e nevojshme. Na duhet dikush që do ti artikulojë interesat e njerëzve që ndjehen të margjinalizuar. Ne duhet ta përmirësojmë ndjenjën për drejtësi sociale te pjesa më e madhe e qytetarëve të cilët ndjehen ashtu”, tha Manevski.
Ai thotë se hapësira publike nuk është fushë e lirë.
“Tregu nuk i rregullon punët, ndërsa nuk i rregullon sepse këtu është futur vullnetarizmi i politikës. Nuk ka më të mirë ose më të këqij, të gjithë jemi qytetarë të Republikës së Maqedonisë. Uzurpimi i hapësirës publike është propagandë! Nëse Pol Kruman thotë se marketingu është mundësia që fytyrës së shëmtuar ti jepni grim të bukur, ne e mohojmë atë ligjshmëri. Ne krijojmë fytyrë plotësiosht të re, propagandë plotësisht të re, botë mosekzistuese… Dhe kur u shemb, ajo u shemb së bashku me të gjitha pasojat sociale”, thotë Manevski.
“Ne jemi sjellur në situatë që PR forma të jetë më e madhe nga ajo gazetarja. Politikanët vlerësojnë se bota të cilën ata e prodhojnë, është e vërteta. Me kohë, mendojnë të besojnë, fillojmë edhe ne të besojmë, dhe përnjëherë, nuk e kemi me rëndësi se sa rrogë do të kemi me të parin, ose si qëndron deficiti në Maqedoni, por e kemi me rëndësi se çfarë do të thotë lideri…E gjithë kjo është uzurpim social, politik dhe gazetar i hapësirës publike”, sëhtë i vendosur Manevski.
Gazetare dhe montazhi: Maja Ivanovska
Kamera: Dehran Muratov
Intervista është pjesë e projektit “Shoqëri pa kufij”, të cilin CIVIL – Qendra për Liri e zbaton me mbështetje nga Fondacioni Gjerman “Hajnrih Bell”. Qëllimi i projektit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë për “Kartën Qytetare”, dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare dhe të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.