Illço Zahariev, kryetari i komunës i cili çdo mëngjes në ora 5 fillon me punë dhe është në dispozicion të bashkëqytetarëve, nuk kishte mundësi të jep video- intervistë për CIVIL Media, gjatë vizitës se ekipeve të CIVIL –Qendrës për Liri në Shtip. Nga kabineti i tij na kërkuan pyetje në formë të shkruar, dhe pastaj u përgjigjën se për shkak të agjendës së ngjeshur, përgjigjet e prefektit në pyetjet për drejtësi sociale, të drejtat e punëtorëve dhe ekologji, CIVIL Media do t’i pranojë në formë të shkruar.
ZAHARIEV: Duhet t’u tregoj se jemi komuna e vetme në të cilën prefekti vjen në ora 5 të mëngjesit dhe takohet me qytetarët që në fillim të ditës. Secili që ka ardhur, është pranuar dhe maksimalisht i është ndihmuar. Mbi 15.000 qytetarë për këto katër vite kanë kaluar këtu, që do të thotë pothuajse një e katërta e qytetit! Në përgjithësi, të gjithë qytetarëve, pavarësisht nëse vijnë për status soial, komunal, shëndetësor ose problem familjar, prefekti dhe shërbimet u ndihmojnë.
Sipas transparencës, në më tepër hulumtime Shtipi është në mesin e pesë komunave në Maqedoni, ndërsa nga aspekti ekonomik, jemë qyteti i gjashtë nga perspektivat për zhvillim dhe jetesë në Evropën Juglindore, sipas hulumtimit të zbatuar dhe të publikuar në “Financial times”. Qëndrimi im personal është, le të ketë të pasur, por nuk guxon të ketë të varfër! Forcimi i klasës së mesme është parakusht për jetesë të shkëlqyer dhe ky ështëangazhimi ynë, në fakt, në qytetin tonë kemi vetëm 2000 të papunësuar, nga të cilët vetëm 100o kërkojnë punë në mënyrë aktive. Më në fund, në qytetin tonë nuk ka fëmijë që kërkojnë lëmoshë në rrugë, ndërsa Komuna kujdeset për rreth 300 qytetarë të cilët janë të vendosur në qendra kolektive, të cilëve u paguan rrymë, ujë, ngrohje, dhe u siguron pjesërisht ushqim, dhe me siguri, barëra.
CIVIL Media: Sa janë të mbrojtura të drejtat e punëtorëve, duke i pasur parasysh ankesat e shumta nga të punësuarit, veçanërisht në industrinë e tekstilit, për mobing dhe presione?
ZAHARIEV: Nuk e di nëse jeni të informuar si CIVIL, por ekziston Ligj pëpr marrëdhënie pune, që i definon të drejtat e punëtorëve dhe kompetenca e Komunës në atë pjesë është minimale, gjegjësisht, nuk kemi kompetenca. Për këtë janë përgjegjës Inspecioni i Punës, i Tregut, të cilët duhet ta kryejnë punën sipas ligjit. Në Shtip dominon industria e tekstilit dhe pjesa më e madhe e konfekcioneve kanë marrëdhënie përgjegjëse ndaj punëtorëve, kushte humane për punë, punë vetëm në ndrrimin e parë.
Nuk dua të numëroj, por ka konfeksione të tilla siç janë “Semak feshën”, “Va-Bo”, “Albatros” dhe tjerë. Nëse ka shkelje të të drejtave të punëtorëve, mobing dhe presione, do të duhet të drejtoheni në Inspekcionin e Punës, ose të Tregut, të cilat kanë të dhëna për paraqitjet dhe ata janë kompetentë për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Industria e tekstilit punëson mbi 8000 njerëz dhe në pikëpamje të rrogave – atë janë në rritje, ndërsa nga Komuna nga të punësuarit deri tani nuk ka pasur ankesa për mobing ose të llojit tjetër. Me siguri se ne si Komunë angazhohemi për të drejtat e punëtorëve, për respektimin e Ligjit për marrëdhënie me punëtorët dhe kohës së punës, ndërsa puna jashtë kohës së punës të paguhet në pajtim me ligjet.
CIVIL Media: Cili është problemi më i madh ekologjik në Shtip dhe çfarë ndërmerret në atë plan?
ZAHARIEV: Duhet të them se kemi mjedis jetësor të shëndoshë, qyteti është i rregulluar dhe i pastër, i rregulluar me shumë gjelbërim dhe për këtë Komuna kujdeset shumë. Problemi më i madh ekologjik është prerja e pakontrolluar e drunjëve në rejonin nën Pllaçkovicë, ku persona nga nacionaliteti Rom për çdo ditë shkatërrojnë pyje private dhe shtetërore. Pasojat mund të jenë katastrofale, sepse ndryshohet ambienti, do të ketë nikim edhe mbi klimën. Edhe erozioni që do të vjen dhe përmbytjet eventuale mund të jenë me pasoja katastrofale për qytetin. Kemi intervenuar në Ministrinë për Bujqësi dhe Pylltari, në Policinë e Pyjeve dhe jemi të bindur se do ti gjiendet fundi këaj eko – katastrofe. Mijëra hekterë pyje janë prerë paligjshëm. Probleme tjera ekologjike nuk kemi.
Biljana Jordanovska
Intervista është pjesë e projektit “Shoqëri pa kufij”, të cilin CIVIL – Qendra për Liri e zbaton me mbështetje nga Fondacioni Gjerman “Hajnrih Bell”. Qëllimi i projektit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë për “Kartën Qytetare”, dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare dhe të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.