Në bisedën për CIVIL Media, struganët e ri Jakov Poposki dhe Marko Guçeski nga iniciativa qytetare “Dosta” (“Mjaftë”) nga Struga, flasin për katastrofën ekologjike me të cilën po përballet qyteti, për protestat në organizim të iniciativës dhe për rezultatet e arritura deri tani.
[embedyt] https://www.youtube.com/watch?v=ksgh_C6LZJ8[/embedyt]
“Për dhjetë vite me radhë, Struga ka problem me deponinë e paligjshme që gjendet në një kilometër vijë ajrore nga qendra e qytetit. Problemi më i madh është katastrofa ekologjike, për shkak se gjendet në tokë pjellore, në fushën e vjetër të Strugës e cila ka truall punues. Në disa vitet e fundit po ndodh ndezje e qëllimshme e deponisë, me çfarë ndotet edhe ajri në qytet”, thotë Jakov Poposki.
Iniciativa “Mjaftë” ka organizuar protestë para ambienteve të komunës së Strugës, ku pa paralajmërim paraprak, menjëherë janë pranuar. Në takimin me pushtetin lokal janë diskutuar problemet dhe janë dhënë propozime konkrete për zgjidhjen e tyre. Bashkëbiseduaesit tonë nga iniciativa propozojnë kontroll më të madh dhe të prforcuar të deponisl dhe deri tani kanë arritur të bëjnë takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Komunës së Strugës, me një pikë në rendin e ditës – problemi me deponinë.
“Ne nuk kërkojmë që cilido destinim të jetë i fundit për mbeturinat, nëse ato e ndotin edhe vetë mjedisin jetësor atje. Ne kërkojmë të gjendet zgjidhje se si të mbarojë ky tregim. Dëshirojmë ta shohim Strugën si qytetin e parë që do të ketë mbeturina selektive. Ne kërkojmë zgjidhje afatgjate, që ky tregim në aspektin e mbrojtjes së mjedisit jetësor – të kryhet”, u deklarua Guçeski.
Gazetare dhe montazhi: Maja Ivanovska
Kamera: Dehran Muratov
Intervista është pjesë e projektit “Shoqëri pa kufij”, të cilin CIVIL – Qendra për Liri e zbaton me mbështetje nga Fondacioni Gjerman “Hajnrih Bell”. Qëllimi i projektit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë për “Kartën Qytetare”, dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare dhe të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.