“ Në Maqedoni nuk ka drejtësi sociale, ne harruem se si është t’i ndihmojmë njëri tjetrit!”, u përgjigj një qytetarr i Ohrit në anketën që e realizoi ekipi i CIVIL Media në Ohër. Qytetarët e Ohrit flasin për drejtësinë sociale dhe për shprehjen e urrejtjes.
“Shprehja e urrejtjes është e krijuar në mënyrë artificiale”, thotë një bashkëbisedues, ndërsa një tjetër plotëson, se shprehja e urrejtjes është “në bazë politike”.
Qytetarët e Ohrit thonë se nuk kanlë problem të jetojnë me të gjitha nacionalitetet, se mes tyre nuk ka urrejtje dhe se politikanët janë ata që e krijojnë urrejtjen në mënyrë artificiale!
Një nga të anketuarit thotë se Maqedonia ende nuk ka drejtësi sociale dhe se nuk beson ql ky problem ndonjëherë do të zgjidhet. Bashkëbiseduesja e vetme që u përgjigj në poyetjet tona, kur e dëgjoi pyetjen “Vallë ka në Maqedoni drejtësi sociale”, e revoltuar u përgjigj: “ E di unë çfarë është drejtësi sociale!”.
“Drejtësi sociale ka vetëm për ata që vrepojnë për ndonjë parti”, thotë një nga të anketuarit, sipas të cilit, “kur ka zgjedhje, dalin në televizion duke i ndihmuar dikujt dhe pastaj, i harrojnë”:
Gazetare dhe montazhi: Maja Ivanovska
Kamera: Dehran Muratov
Anketa është pjesë e projektit “Shoqëria pa Kufij”, të cilin CIVIL – Qendra për liri e zbaton me mbështetje të Fondacionit gjerman “Hajnrih Bell”. 6Qëllimi i projektit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë për Kartën Qytetare, dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare dhe të pjesëmarrjes aktive në proceset e vendimmarrjes.