• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Kociq: Qytetarët nuk besojnë në pretendimet e Ministrisë!

May 15, 2017
in Uncategorized
Kociq: Qytetarët nuk besojnë në pretendimet e Ministrisë!
Share on FacebookShare on Twitter

Si pjesë e promovimit të projektit “Shoqëria pa kufij”në Veles, CIVIL Media bisedoi edhe me presidentin e organizatës qytetare “Villa Zora”, Nenad Kociq. Ai na u përgjigj në pyetjet për sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni i Velesit në fushën e drejtësisë sociale dhe ekologjisë.

Varfëria, papunësia dhe të ardhurat e ulëta janë problemet më të mëdha me të cialt përballen qytetarët e Velesit, vlerëson Kociq. “Intencat tona si organizatë janë të gjejmë mënyrë  se si përmes zgjidhjeve të problemeve ekologjike të zvogëlohet problemi me papunësinë. Shembull karakteristik për kët është mbledhja e shisheve të plastikës”, thotë Kociq, duke paraqitur një nga mënyrat me të cilat mund të lidhet ekologjia dhe drejtësia sociale.

Rezultati nga kjo janë shumë familje që jetojnë nga ky aktivitet dhe asnjë shishe e plastikës nëpër rrugët e Velesit.

“Si rezultat i punë 30- vjeçare të Shkritores, sot problem i madh është ndotja e truallit nga metalet e rënda. Në atë mënyrë ndotet edhe ushqimi i gjelbër që e prodhojmë, e që nuk shfrytëzohet vetëm në Veles”, shpjegon Kociq i cili apelon që shteti të zbaton dekontaminimin e truallit, nga i cili të gjithë do të kenë  përfitim.

“Para disa vitesh propozuam ndryshime në Ligjin për mjedis jetësor dhe kërkuam që të gjitha objektet e industrisë së rëndë të ndërtohen së paku 5 kilometra nga vendet e banuara. Kjo është një nga mënyrat me të cilat mund të mbrohet popullsia nga industria e rrezikshme, me distancim fizik”, u përgjigj Kociq,në pyetjen – vallë në llogari të vendeve të reja të punës, duhet të sakrifikohet mjedisi jetësor ose ekzistojnë mënyra për mbrojtjen e dy sferave?

“ Në momentin kur Ministria për mjedis jetësor garanton se miniera në Gjevgjeli është e sigurt, rezultati i referendumit tregon se qytetarët nuk i besojnë Ministrisë që ekziston për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Problemi  është te institucioni të cilit qytetarët nuk i besojnë! E njëjta ndodhi edhe në Veles, edhe te ne garantonin se nëse ristartohet Shkritorja do të jetë nën mbikqyrje, por ne për shkak të përvojës së atëhershme dhe luftës me institucionet për më tepër se 20 vite, nuk e lejuam këtë”, vëlerëson aktivisti Nenad Kociq.

Marija Tegovska

Kamera: Dehran Muratov

Montazhi: Ermin Klimenta


Intervista është pjesë e projektit “Shoqëri pa kufij”, të cilin CIVIL – Qendra për Liri e zbaton me mbështetje nga Fondacioni Gjerman “Hajnrih Bell”. Qëllimi i projektit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë përKartën Qytetare, dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare dhe të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.

 

Tags: “Vila Zora”ambienti jetësordrejtësi socialeekologjiNenad Kociqtruall
Next Post
Sllavevski: Pa punëtorë të organizuar nuk ka demokraci!

Sllavevski: Pa punëtorë të organizuar nuk ka demokraci!

Himne të këndoni dhe flamuj të valoni

Himne të këndoni dhe flamuj të valoni

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom