• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Smilev: Qytetarët nuk njohin asnjë ministër për mjedisin jetësor!

May 5, 2017
in Uncategorized
Smilev: Qytetarët nuk njohin asnjë ministër për mjedisin jetësor!
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL Media bisedoi me Igor Smilev, presidentin e një nga organizatave më të mëdha në Maqedoni, Green Power, për sfidat ekologjike me të cilat po përballet rajoni i Velesit dhe Maqedonia. Smilevi tregon edhe për drejtësinë sociale në vendin, dhe për atë se ku takohen drejtësia sociale dhe ruajtjen e mjedisit jetësor.

“Në planin e drejtësisë sociale, plaga më e ndjeshme në shoqërinë tonë është varfëria, ndërsa problemi edhe më i madh është papunësia…Është iluzore të flitet për drejtësi sociale dhe për shtet social, aty ku shporta konsumatore është mbi 20.000, ndërsa rroga mesatare në Veles është 160 euro. Varfëria është dhuna më e madhe strukturore që një shtet mund ta bëjë ndaj popullit të vet”, vlerëson Smilev.

“Ekologjia është një nga segmentet më së paku të zhvilluara në shtetin tonë. Nëse e parashtroj pyetjen – vallë ju kujtohet një ministër për mjedisin jetësor në 25 vitet e kaluara, do të bëhet e qartë se sa e rëndësishme është ekologjia, sepse nuk do të kujtoheni për asnjë njeri. Aq është i madh angazhimi i tyre në fushën e mjedisit jetësor! Madje, edhe nëse bota të ndalojë zhvillimin dhe të gjitha resurset njerëzore dhe teknologjike të derdhen në Maqedoni, ne do të na duhen 30 vite që ta arrijmë së paku nivelin ballkanik të zhvillimit në fushën e ekologjisë, Ja, kaq është e devastuar ekologjia në Maqedoni!”, është i vendosur aktivisti ekologjisë Smilev, i cili me dëshpërim tregon se sa pak është vepruar për ruajtjen e mjedisit jetësor në Maqedoni.

Me Smilevin biseduam edhe për dilemën rreth sakrificës së një pjese të mjedisit jetësor, që të ruhen vendet e punës. Sipas tij, shëndeti është  më i rëndësishëm se çdo gjë, ndërsa vërtetim për këtë është Velesi dhe protesta më e madhe e mbajtur atje.

“Gjevgjelia është edhe një shembull se sa qytetarët janë të vetëdijesuar për shëndetin e tyre dhe për shijen e keqe të përfitimit i cili përmes reklamave të shtrenjta servohet si zgjidhje për dalje nga varfëria”, thotë Smilev.

“Ekziston një term që quhet zhvillim i qëndrueshëm. Ky zhvillim e paraqet Trininë e shenjtë të një shteti, dhe kjo është ekonomia, drejtësia sociale dhe ekologjia. Duke marrë parasysh se te ne edhe ekologjia edhe socialja gjenden në vendin e fundit, ne nuk kemi shoqëri të qëndrueshme dhe ky shtet  do të shkatërrohet vetvetiu”, përfundon Smilev.

Marija Tegovska

Kamera: Dehran Muratov

Montazhi: Ermin Klimenta

——————————————————————————————————————————————————————————————————————————–Intervista është pjesë e projektit “Shoqëri pa kufij”, të cilin CIVIL – Qendra për Liri e zbaton me mbështetje nga Fondacioni Gjerman “Hajnrih Bell”. Qëllimi i projektit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë për “Kartën Qytetare”, dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare dhe të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.

Tags: “Hajnrih Bell”“Shoqëri pa kufij”Green PowerIgor SmilevministërVelesi
Next Post
UTRINSKI VESNIK, VIKTIMË E LIDHJES MES PRONARËVE DHE PUSHTETIT AUTOKRAT

UTRINSKI VESNIK, VIKTIMË E LIDHJES MES PRONARËVE DHE PUSHTETIT AUTOKRAT

BARBARIZMI DUHET TË NDALET MENJËHERË!

BARBARIZMI DUHET TË NDALET MENJËHERË!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom