• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

“Jo” kategorike për ndërtimin e minierës në Gjevgjeli!

April 24, 2017
in POLITIKË
“Jo” kategorike për ndërtimin e minierës në Gjevgjeli!
Share on FacebookShare on Twitter

Ekipe të CIVIL – Qendrës për Liri dje e ndoqën referendumin në Gjevgjeli. Përveç vëzhgimit të procesit zgjedhor, me qytetaret dhe qytetarët e Gjevgjelisë biseduam për qëndrimet e tyre rreth ndërtimit të minierës dhe për problemet ekologjike me të cilat përballet qyteti.

Të gjithë të anketuarit, pa përjashtim, u deklaruan se janë kundër ndërtimit të minierës, që në fakt edhe u tregua sipas rezultateve të para nga referendumi i djeshëm.

Disa nga qytetarët ishin të habitur nga pyetja, kështu që mes vete shpjegoheshin nëse janë për ose kundër, ndërsa një pjesë tjetër thonë se referendumi është mënyrë e shkëlqyer të shihet vullneti i popullit.

Në pyetjen se cili është problemi më i madh ekologjik me të cilin Gjevgjelia është ballafaquar deri tani, qytetarët u deklaruan për ndotjen e ujit.

“Uji është problem i madh. Shumë njerëz  pinë ujë të blerë. Edhe ne jemi nga ata!”, thotë një nga bashkëbisedueset.

Një nga bashkëbiseduesit u ankua se iu është mohuar e drejta votuese, nuk deshi të na shpjegojë arsyen, ndërsa për qëndrimin rreth referendumit u përgjigj: “Pasi që nuk votoj, nuk më intereson!”.

Madje 99,1% banorë të Gjevgjelisë të cilët dolën në referendum, votuan kundër hapjes së minierave për ari. Vetëm 154 qytetarë të Gjevgjelisë kanë votuar për dhënien e lejes.

Maja Ivanovska

Kamera: Dehran Muratov

[divide]

Intervista është pjesë e projektit “Shoqëri pa kufij”, të cilin CIVIL – Qendra për Liri e zbaton me mbështetje nga Fondacioni Gjerman “Hajnrih Bell”. Qëllimi i projektit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë për “Kartën Qytetare”, dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare dhe të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.

Tags: AnketëekologjiGjevgjeliJOminierandotjeReferendum
Next Post
Carovska: Në Maqedoni sundon padrejtësi sociale!

Carovska: Në Maqedoni sundon padrejtësi sociale!

CIVILI NË AKSION BOTËROR PËR SHOQËRI PA KUFIJ

“Shoqëri pa kufij” në Veles

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom