“Qeveria e re, ministri i ri, duhet të kuptojnë se situata në shëndetësinë nuk është alarmante, ajo ishte e tillë para dhjetë viteve! Sot nuk mundemi të bisedojmë për alarm. Sot mund të luajmë rekuiem!”, thotë neurokirurgu dr. Branko Bllazhevski, ekspert me përvojë njëzetvjeçare në sallat e operacionit në vend dhe jashtë vendit. Në intervistën për CIVIL Media, të publikuar në dy vazhdime, ai flet për situatën katastrofale në shëndetësinë publike në Maqedoni, në të cilën viktimat më të mëdha janë pacientët, por edhe mjekët dhe personeli shëndetësor, për mospasjen e vullnetit politik te pushteti në Maqedoninë e pavarur që më në fund të përballen me tender – krimin e “manteleve të bardha” dhe me rrëmujën me pajisjen me barëra, dhe për shanset të gjendet vetëdije shtetësi që të ndryshojë diçka në “jo- sistemin në të cilin mbretëron fuqia jetësore – provizioni”!
“Të mos jem skeptik, por paramendoj se ministrit të ri për shëndetësi, pas ditës që do të zgjidhet, të nesërmen do ti “hiqen” dhëmbët, të shprehem në mënyrë figurative, vetëm nëse tenton të “kafshojë” interesin e dikujt. Mirëpo, nëse ka mbështetje nga e tërë Qeveria, nga Kryeministri, që të mundet të veprojë diçka, atëherë secili mund të gjejë vendin e vet. Edhe spitalet private të përfitojnë, por edhe të plotësohet detyre për zhvillimin e shëndetësisë publike, sepse sistemi ynë duhet të jetë i tillë, dhe ashtu është në tërë Evropën”, është i vendosur Bllazhaveski.
CIVIL Media: Vallë ekziston ilaç për shëndetësinë e shkretuar? Vallë ekziston sistem i mbrojtjes shëndetësore në Maqedoni?
Bllazhevski: Pas 25 viteve si shtet i pavarur, në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian, Maqedonia në fakt, për momentin nuk ka sistem të organizuar të sigurimit shëndetësor për popullsinë e vet. Madje mundem lirisht të them se në praktikë nuk ekziston fare ndonjë sistem! Për paratë e veta, të cilat pacientët i paguajnë në fondin e sigurimit pensional, ata fitojnë mace në thes! Qytetarët fare nuk dinë se çfarë do të pranojnë, dhe zgjidhja e problemeve të tyre është e lidhur vetëm me angazhimin personal të tyre.
Në momentin kur ju do të dilni prej mjekut amë, as nuk mund të arrini deri te distanca e ardhshme e mjekimit e jo më ti zgjidhni problemet tuaja pa angazhimin tuaj personal. Do të thotë, paraqitje me telefon, me kyçje të miqve, të njohurve, mes tjerash, edhe me “dilemë” të cilët punojnë në shëtitjen e pacientëve nga një institucion në tjetrin. Gjëja edhe më e keqe në atë pjesë është q[ pacientët shpenzojnë para në mënyrë plotësuese. Dhe në fund, kur rezultatet nga ajo mbrojtje jo me kohë shëndetësore kombinohet me cilësinë shumë diskutabile të shërbimeve shëndetësore, mund të thuhet se Maqedonia gjendet në një situatë tepër të keqe në aspektin e sistemit shëndetësor. Edhe më keq, më duket se në këto 25 vite nuk u arrit të vendosen bazat për zhvillimin e një sistemi, sepse, që të bëhet një sistem funksional, duhet së paku kohë prej 15 – 20 vitesh. Do të thotë, nuk janë të vendosura as bazat mbi të cilat më tej do të mund të zhvillohej dhe për 20 vite të fillojë të jep rezultate cilësore.
CIVIL Media: Edhe pse pushteti i ri do të ketë shumë prioritete, siç janë reformat në sistemin gjyqësor dhe ekonominë, përmirësimin e pozitës së përkeqësuar ndërkombëtare të Maqedonisë, vallë mendoni se Maqedonia ka fuqi dhe dituri të merret me reforma drastike në shëndetësi?
Bllazhevski: Duke i ndjekur të gjitha veprimtaritë shoqërore në shoqërinë e Maqedonisë, për momentin mund të them se situata në shëndetësi është me e keqja deri tani, nga disa arsye. Besoj se edhe në gjykatë është shumë keq, mirëpo, të gjithë ata gjykatës dhe ndihmësit e tyre gjenden këtu diku, në Maqedoni, nuk janë shpërngulur. Ajo që po ndodh me shëndetësinë në Maqedoni në dhjetë vitet e fundit, si rezultat i politikës e cila po zhvillohet prej viteve të nëntëdhjeta, me tempo më të ngadalshme ose më të shpejtë, është copëtim i këtij sistemi, me çfarë një numër tepër i madh i mjekëve dhe motrave medicinave largohen nga Maqedonia! Rreth 600 mjekë janë larguar nga vendi! Dhe nëse shtohen me siguri edhe 200 profesorë me kualifikim të lartë, mjekë me përvojë, të cilët janë shpërngulur në spitalet private dhe të cilët në asnjë rast nuk do të kthehen në spitalet shtetërore, mendoj se shëndetësia në Maqedoni nuk mund të vendoset si prioritet, por si gjendje emergjente!
Qeveria e re, ministri i ri, duhet të kuptojnë se situata në shëndetësi nuk është alarmante, ajo ishte ashtu para dhjetë vitesh! Sot nuk mund të flasim për alarm. Sot mund të luajmë rekuiem! Ne jemi në gjendje plotësisht të paorganizuar.
CIVIL Media: I përmendët provizionet. Asnjë ministër, asnjë qeveri deri tani nuk arritën të përballen me strukturat kriminele, në një pjesë të shëndetësisë publike, përmes favorizimit të shëndetësisë private dhe një pjesë të kompanive farmaceutike. Cili është qëndrimi juaj?
Bllazhevski: Si funksionon shëndetësia e Maqedonisë? Këtu ka tre pjesë të rëndësishme. Pjesa e parë është softueri kriminel që funksionon në tërë strukturën. Pjesa e dytë është hardueri insuficient dhe pjesa e tretë – është provizioni. Do të thotë, në shtetet që dolën nga shteti i mëparshëm, si- është Kroacia, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, mjekët dhe punëtorët e shëndetësisë ishin të hedhur në margjinë. Dhe u vendos një softuer interesant, lokal, kriminel. Një punë e tillë nuk ekziston askund në vendet e huaja! Qytetarët, për paratë e tyre që i japin për çdo muaj, ndërsa shteti është shumë i zellshëm në marrjen e parave të kontributeve për sigurim shëndetësor, duhet të pranojnë mbrojtje cilësore shëndetësore. Do të thotë, problemet e juaja shëndetësore duhet të zgjidhen në mënyrën më të mirë të mundshme. Mirëpo, ajo që ndodh me atë softuer kriminel është se ju, si pacient, në momentin kur keni problem shëndetësor, futeni në një jo –sistem, në një labirint në të cilin duhet të gjendeni vetë. Shteti këtu aspak nuk ju ndihmon!
CIVIL Media: Duke pasur parasysh gjendjen e shëndetësisë në Maqedoni, cilat janë rekomandimet tuaja: Çfarë duhet vepruar me emergjencë?
Bllazhevski: Unë mendoj se ministri i ri, kuptohet, me mbështetje nga Kryeministri, duhet menjëherë të formojë komisionin i cili në afat prej një jave ( do të thotë të mos bëjmë komisione që do të punojnë kohë të gjatë, dhe në fund rezultatet të jenë “me dy bishta”) duhet t’i mbledhë dhe të bëjë skenimin e gjendjeve, të sheh se me çfarë personeli dhe pajisje disponon. Kjo duhet të dihet! Ndërkohë, duhet të përgatitet edhe strategji nacionale dhe të shohim, sipas popullsisë që e kemi, cilat fusha na nevojiten dhe cilat janë më të rrezikuarat. Duhet të vendosim një organizatë të re të sistemit shëndetësor, e cila është e pranuar anembanë botës. Thashë, në mënyrë të organizimit, ne ende jemi në vitin 1970. Do të thotë, në një klinikë ka çdo gjë, dhe kjo vetvetiu prodhon jo cilësi. Unë besoj se të dhënat deri te të cilat do të arrihet, do të jenë dëshpëruese!
Së pari, në fushën e personelit. Ministri i ri duhet mëngjesin e parë në zyre, në ora shtatë, të shpallë së paku 300-400 specializime, që të mund të mbulohen të gjitha lëmitë që ekzistojnë për momentin, edhe atë, pa ato të cilat duhet të zhvillohen në mënyrë plotësuese, fushat më specifike. Se si do ta bëjë këtë, nuk e di, mirëpo kjo është puna që duhet bërë urgjentisht. Në plan të dytë, do të duhet të zgjidhet gjendja e punëtorëve të shëndetësisë. Sepse, ata specialistë, kuptohet nëse i fitoni për pesë vite, dhe nëse llogaritni se u duhen së paku dhjetë vite që të munden të punojnë të pavarur, duhet të mbahen në shëndetësinë shtetërore, në periudhë prej më së paku 15 vite. Mirëpo, nëse shkoni me këto rroga, ato janë para të hedhura dhe kohë e humbur, sepse ata, në momentin kur ta kryejnë specializimin, do ta braktisin shëndetësinë shtetërore dhe do të jenë forcë e re e shëndetësisë private!
Çështje tjetër është riorganizimi, i cili duhet të jetë punë e komisionit profesional në bashkëpunim me seksionet pranë Shoqatës së mjekëve të Maqedonisë, për secilën fushë. Dhe secila fushë duhet të vihet në normë. Tani, çdo spital ka drejtor mbi të cilin absolutisht nuk ka kontroll dhe ai mund të veprojë si të dojë, çdo herë i drejtuar nga mendimi se mundet të arrijë deri te pajisje të shtrenjtë. Do të thotë, është shumë lehtë në një spital të blini pajisje prej tre ose katër milionë euro, me 10% shfrytëzim, vetëm që të arrihet deri te pozicioni ideal i paramenduar, të arrihet deri te ndonjë provizion. Në momentin kur do të bëhet strategji nacionale e vërtetë, do të shihet se cilat fusha do të zhvillohen, çfarë pajisje do të blihet, kështu që, drejtorët në atë pjesë do të mund të bëjnë vetëm organizimin. Ata nuk do të mund të marrin pjesë në zgjerimin e spitaleve dhe klinikave, pa pasur ndonjë mbështetje.
CIVIL Media: Vallë është i mundur decentralizimi, rajonizimi i shëndetësisë publike?
Bllazhevski: Në vitin 1991 organizuam grevë të punëtorëve shëndetësorë në Manastir, unë isha president i Këshillit të grevistëve, dhe që atëherë kemi paraparë se çfarë do të ndodh dhe çfarë na gjeti. Që atëherë treguam se Shkupi nuk mund të jetë qendër e tërë shëndetësisë në Maqedoni, ndërsa çdo gjë tjetër të margjinalizohet. Do të thotë, Shkupi tani është qendra e shëndetësisë së Maqedonisë, mirëpo çdo gjë tjetër është shkatërruar. Duhet të fillohet çdo gjë përsëri. Atë që Maqedonia duhet bërë për momentin – është pikërisht rajonizimi. Do të thotë, duhet të ketë një qendër në Manastir, një qendër në Shtip, të ketë një qendër për Maqedoninë perëndimore, le të jetë në Tetovë, edhe pse personalisht kisha preferuar të jetë në Gostivar, për shkak të komunikacionit dhe pozitës. Dhe këto qendra duhet të jenë të pajisura plotësisht, ose së paku afërsisht, që të mbulohet mbrojtja sekondare, ndërsa për terciaren, kuptohet, do të shkohet në Shkup. Në rrjetet sociale me të madhe polemizohet për projektin “Termini im”. Unë personalisht vlerësoj se kjo është një punë shumë e mirë dhe e mençur, sepse në kohën e komunikimeve masovike, ato duhet të shfrytëzohen që të bëhet rend në kontrollimet, gjatë të cilave mjeku do të mundet ta planifikojë edhe kohen e tij, edhe të personelit me të cilin punon. Mirëpo, në Maqedoni, projekti është mbjellë në truall të dobët dhe rezultatet janë katastrofale. Ky projekt mund të zbatohet dhe do të ketë sukses në Serbi, për shembull, ndërsa te ne është në kolaps total. Pse? Sepse nuk ka rajonizim. Nga viti 1992 kur isha në spitalin e Manastirit, asnjë fushë e re nuk u fut atje. Do të thotë, në Manastir ka kirurgji të përgjithshme, kirurgji abdominale, mirëpo pasi të vendoset edhe kirurgjia plastike, torakale, vaskulare, në atë kontekst, sistemi i “Termini im” do të funksionojë. Pacientët që vijnë nga rrethina, nuk ka nevojë të vijnë në Shkup, sepse problemin do ta zgjedhin në Manastir, në nivel pothuajse të njëjtë, do të dërgohet pacienti në nivel më të lartë, ku nevojitet përvojë më e madhe, më tepër dituri dhe punë ekipore.
Me vendosjen e atyre tre rajoneve, ato do të kenë garë të ndërsjellë. Kështu, Shkupi është “Zoti” i mjekësisë në Maqedoni, ndërsa tjerat janë në kaos, kështu që të gjithë pacientët gravitojnë në Shkup, dhe këtu bëhet kaos total. Nuk përfitojnë as pacientët, as mjekët. Ndërsa e gjithë kjo mund të rregullohet, por njëherë duhet të ketë pak vizion, dhe e dyta, të ketë vullnet dhe udhëzues. Të dimë se çfarë duam të bëjmë në shëndetësinë në pesë vitet e para. Të mos tingëllon si “periudha e pesë viteve” në Jugosllavinë e mëparshme, por kjo është absolutisht e nevojshme.
CIVIL Media: Në shikim të parë, duket se është e mundshme dhe e zbatueshme…Ku dhe prej kujt priten rezistencat dhe pengesat më të mëdha?
Bllazhevski: Jo, me siguri se nuk është dhe nuk do të jetë lehtë. Nëse e gjithë kjo pranohet si strategji, arrihet deri te problemi më i madh – rezistenca nga shumë kompani të fuqishme dhe shumë individë të fuqishëm, biznes interesat e të cilëve do të jenë të prekura. Ndërsa janë pretendues për “pogaçen” prej rreth 360 milionë të cilat derdhen në Fondin për sigurim shëndetësor. Këtu do të ketë shumë probleme të mëdha dhe unë mendoj se vetëm vullneti i fortë politik dhe vendosmëria e pastër për mbijetesë dhe qëndrueshmëri, do të mundet të sjellë koncept të qartë, përmes kundërshtimit të parimit të deritanishëm të punës. Tani, arrihet përshtypja se Fondi për sigurim shëndetësor paraqet arkë partiake për zgjidhjen e problemeve të ,partisë aktuale në pushtet. Dhe këtë askush nuk e jep, sepse atje, me të gjitha humbjet që i bëjnë, ka 360, madje edhe 400 milionë euro, dhe asnjëri nuk heq dorë prej kësaj. Aty ka punësime partiake, mandej, secili drejtor blen pajisje, sipas afërsisë që e ka me partinë në pushtet, pa strategji të qartë dhe një pjesë e madhe e parave derdhen në marrëdhënie të pa definuara. Nga ana tjetër, Shkupi ka më tepër klinika private sesa Dubai, për kokë të banorit, dhe të gjitha ato funksionojnë! Këto nuk janë klinika në të cilat është e stacionuar medicina interne, aty keni spitale me neurokirurgji, kardiokirurgji, të cilat janë shumë të shtrenjta dhe të gjitha funksionojnë në shtetin më të varfër në Evropë, ku rroga mesatare është 150 euro! Sllovenia e ka buxhetin për shëndetësi dhjetë herë më të madh, por nuk e kanë as ndërmend të bëjnë spitale private për kardiokirurgji, neurokirurgji. E dini pse? Sepse atje ka kontroll të parave që dalin nga Fondi për sigurim shëndetësor. Ndërsa në Maqedoni çdo gjë rrjedh sipas parimit – kush i pari te vajza, vajza është e atij: kush i pari deri te paratë – ai do ti merr, pa kontrollim nga askush. Dhe nuk ka fare strategji, përveç sistemit për mbylljen e ndonjë vrime lokale, sa të vazhdojë lundrimin anija…
Ndërsa Maqedonia është edhe Eldorado për mjekët e huaj. Dhjetëra miliona euro në vit, kjo është para e madhe. Ka mjekë që nuk dinë fare maqedonisht, ndërsa mjekojnë pacientë, gjë që është e palejueshme në vende tjera. Me siguri se licencat mundet dhe duhet të jepen për profesionalizmin e një pjese të mjekëve, por kjo është një rrëmujë e mjekëve, për të cilën nuk ka fare kontroll. Dhe të gjithë pretendojnë nga ajo “pogaçe” prej 300 – 400 milionë euro. Dhe të gjithë janë të kënaqur. Përveç pacientit, i cili së pari paguan në Fondin për sigurim shëndetësor, mandej në klinikat shëndetësore, në çdo 10 metra në ato labirinte, dikush e këput dhe i merr para. Dhe, në fund, përsëri dihet të shkojë në spitalin privat! Do të thotë, këto janë para të mëdha. Unë besoj se për një vit janë humbur edhe deri një miliardë euro, ndërsa cilësia e shërbimit shëndetësor, e cila është më e rëndësishmja – është absolutisht, në fundin e Evropës! Edhe ajo deklarata bolsheviste se Maqedonia do të ketë shëndetësi falas – është katastrofë! Askund në botë, askush nuk kërkon shëndetësi falas, kjo nuk është e mundur, të gjithë pretendojnë për shëndetësi cilësore. Ndërsa shëndetësia cilësore është shumë e shtrenjtë.
Maja Ivanovska
Foto: Biljana Jordanovska
Kamera: Dehran Muratov