Kategoritë

PROJEKT Botime të alfabetit Braille për nxënësit me pengesa në të pamurit

 

Shtëpia botuese “Ars Lamina – publikime” sot në kornizat e Panairit të librit i paraqiti botimet e veta të shtypura në alfabetin Braille. Botimet janë pjesë nga pjesëmarrja e “Ars Lamina” në projektin e USAID dhe LCIF për fëmijë me pengesa në të pamurit.

Botimet janë të dedikuara për fëmijët me pengesa në të pamurit, të cilët i vizitojnë qendrat ditore të resurseve,  në të cilat këta fëmijë vizitojnë orë plotësuese mësimi.

Drejtoresha e “Ars Lamina”, Branka Bugariska ka deklaruar në mediat se deri tani janë shtypur 21 tituj në alfabetin Braille, në gjuhën maqedonase dhe shqipe, mes të cilëve ka libra mësimi nga matematika, shkencat natyrore dhe kimia, klasikë për fëmijë dhe përralla nga Maqedonia.

Në fazën e ardhshme, “Ars Lamina” planifikon të botojë edhe së paku 50 tituj në alfabetin Braille – libra mësimi, romane dhe libra për fëmijë, botime lekture, klasikë, libra me ilustrime, loja didaktike dhe ndihmesa plotësuese didaktike…Një pjesë nga këto do të punohen dhe botohen edhe në formë të audio-librave.

Planifikohet edhe hapja e këndit të posaçëm në librarinë “Literatura.mk” në të cilin do të mund të gjenden edhe disa nga botimet në alfabetin Braille.

“Ars Lamina” e vazhdon bashkëpunimin në kornizat e këtij projekti, ndërsa do të vazhdojë edhe më tej të sigurojë ndihmë dhe mbështetje në arsim, çdo kund ku është e nevojshme, në kufijtë e mundësive të veta. Për fëmijët me pengesa në të pamurit të cilët veç më janë të kyçur në procesin e rregullt arsimor, “Ars Lamina” edhe më herët e ka dhënë mbështetjen e vet përmes shtypjes së librave mësimore dhe materialeve ndihmëse në formate speciale të zmadhuara, të cilat më vonë i ka dhuruar në shkollat në të cilat mësojnë këta fëmijë”, deklaroi Bugariska.