Kategoritë

RRËFIM PiçPriç për here të dytë në Shkup

Këtë vit, për herë të dytë do të mbahet gala-mbrëmje e rrëfimit të tregimeve të femrave. Evenimenti PiçPriç, që do të mbahet sot në kinemanë “Frosina”, në QRK në ora 21, është pjesë e ngjarjeve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, si dhe paralajmërimin për “E para, dhe vajzë” –festivalit për kulturë dhe vepër feministe, i mbështetur nga BE.

Këtë vit, tema është “Dashnorë”, ndërsa rrëfyes/e do të jenë: Besa Arifi, profesoreshë universitare dhe kolumniste, Svetlana Kamxhijash, profesoreshë e filozofisë, Biljana Ginova, feministe dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, Ilinka Mitreva, Ministre e mëparshme për Punë të Jashtme dhe profesoreshë e letërsisë Franceze, Petar Andonovski, shkrimtar, dhe Katerina Kocevska, aktore dhe autore. Moderatore të evenimentit janë Ana Vasileva dhe Rumena Buzharovska.

“PiçPriç” realizohet tërësisht në bazë vullnetare nga ekipi kreativ dhe pjesëmarrëset.

Evenimenti i vitit të kaluar, tema e të cilit ishte “Hera e parë kur…”, ka ngjallur interes të madh në publik.

Tregimet e rrëfyera mund ti shihni në këtë video: