• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Analizë javore: Aventura politike vazhdon, krijohen skenare për trazira!

March 7, 2017
in POLITIKË
Analizë javore: Aventura politike vazhdon, krijohen  skenare për trazira!
Share on FacebookShare on Twitter

Aventura politike e Presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe e VMRO – DPMNE, po vazhdon! Ivanov ka vendosur të mos ia jep mandatin për Qeveri të re liderit opozitar Zoran Zaev. Mirëpo, derisa Zoran Zaevi e akuzon Ivanovin për puç dhe për mosrespektim të Kushtetutës, VMRO – DPMNE e forcoi retorikën nacionaliste, agjendën e vet politike, iu përgjigj thirrjeve të liderit të tyre Nikolla Gruevski dhe doli në protesta masovike.

Përveç administratës, edhe një pjesë e punëtorëve të shëndetësisë të cilët në vend të mantelave të bardhë mbajnë uniforma partiake, largohen nga vendet e punës që ta “mbrojnë” unitetin e Maqedonisë. Mirëpo, është e tmerrshme që edhe nxënës të shkollave të mesme përfshihen në aventurën politike, shpërndajnë afishe, ecin prej shtëpie në shtëpi te gazetarë ose persona publikë të shquar dhe provokojnë incidente.

Paqja dhe siguria në shtet ngadalë u del “nëpërmjet gishtave” të kompetentëve! Vërtetim për këtë është gjendja, posaçërisht në kryeqytetin e vendit. Vetëm gjatë javës së kaluar, në Shkup kanë ndodhur shumë incidente, verbale, fizike dhe përballje të përgjakura me prapavija të ndryshme, kundërvajtje, përhapje e urrejtjes ndëretnike…Gjuha e urrejtjes nëpër mediat shënon nivelin më të lartë në dekadën e fundit, gjatë sundimit të VMRO – DPMNE. Rrjetet sociale janë media të katarzës etnike, fetare dhe nacionale të qytetarëve të cilët “vendosën” vijë të kuqe, duke e shënuar polarizimin e qëndrimeve. Regresi dhe dekadenca këtyre ditëve janë “atributet” e shoqërisë Maqedonase e cila po fundoset në krim dhe korrupsion të metastazuar dhe në terr mediatik.

Bashkësia ndërkombëtare vlerëson se gjendja është e tensionuar dhe porosit për mosdalje nga kornizat institucionale.

Ivanovi nuk e dha mandatin, BDI vendos të hyjë në Qeverinë e LSDM

Presidenti Ivanov pas konsultimeve të gjata, siç tha ai, me ekspertë të Kushtetutës, vendosi që për të “mirën”e kombit dhe shtetit, të mos ia dorëzojë mandatin liderit të LSDM, Zoran Zaevit, të cilit bashkëpartiakët ia dhanë besimin për mandatar të ri të Qeverisë së re.

Pas konsultimit të gjatë edhe udhëheqësia e BDI-së vendosi, jo vetëm t’i jep nënshkrimet për mandate, por edhe faktikisht – partia të bëhen partner koalicioni i LSDM-së.

Përkundër atyre, anëtarësia dhe simpatizuesit e VMRO – DPMNE u organizuan në iniciativë qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, e cila në protesta në më tepër qytete në shtetin, e manifeston revoltën kundër Platformës së tre partive/koalicioneve shqiptare, kundër dygjuhësisë, ndryshimit të himnit, flamurit dhe stemës së Maqedonisë. Së paku ashtu deklarohen në tubimet. Në një nga tubimet, në Veles, u shpreh edhe Kryepeshkopi  Agatangell. Kjo patjetër se e hap  edhe çështjen e sistemit shoqëror i cili duhet të funksionojë mbi parim sekular. Një pjesë nga opinioni Maqedonas përkujton se KOM është në lidhje të ngushtë me VMRO –DPMNE, posaçërisht për arsye se shuma të mëdha parash gjatë dekadës së kaluar janë investuar në shumë kisha dhe manastire, derisa ndihmat sociale për familjet e rrezikuara sociale nuk ka rritje për asnjë denar vite me radhë.

Mediat – gjeneratorë të gjuhës së urrejtjes

Mediat Maqedonase nuk janë vetëm të polarizuara, por një pjesë e tyre, ato të afërtat me pushtetin, janë gjeneratorë të gjuhës së urrejtjes, me ashpërsinë më të madhe deri tani. Diskurs objektiv me qasje të balancuar në procesin e informimit, mund të dëgjohet mezi në 4-5 mejnstrim media në gjuhën maqedonase dhe shqipe, të cilat nuk mjaftojnë për krijimin e pasqyrës objektive për realitetin shoqëror – politik të Maqedonisë.

Ekipe të mediave u sulmuan dhe u lënduan nga përkatës të turmës që protestojnë për “Mbrojtjen e unitetit të Maqedonisë”. Gazetarët provokohen në mënyra të ndryshme, disa pështyhen, tjerë pranojnë mesazhe kërcënuese në adresat shtëpiake, një profesor universitar është i ofenduar, ndërsa ai i ka rënë shuplakë njërit nga ofenduesve.

Sipas publikut pro –demokratik, këto incidente vijnë nga kuzhinat e strukturave politike, të njohura nga të ashtuquajturat “bomba” të cilët porosisnin “shuplaka prefektëve” dhe kërcënoheshin me hedhje të familjeve në hendek..

Bashkësia ndërkombëtare me mesazh për qetësimin e tensioneve

Shefja e diplomacisë së BE, Federika Mogerini edhe personalisht, në takim me Presidentin Ivanov e ka lutur ta tërheq vendimin e tij dhe t’ia dorëzon mandatin shumicës parlamentare me 67 mandate, të formuar nga deputetët e LSDM dhe partitë shqiptare. Ajo porositi se tensionet në Maqedoni duhet urgjentisht të qetësohen, dhe se  kjo situatë tepër e ndjeshme nuk guxon ta rrezikojë sigurinë e shtetit dhe rajonit.

Mesazhe të njëjta deri te Presidenti Ivanov ka dërguar edhe diplomacia Britaneze dhe Franceze, ambasada e SHBA në Shkup…Të gjithë porosisin që ardhmëria euroatlantike e Maqedonisë është e domosdoshme, puna e PSP duhet të vazhdojë, ndërsa Qeveria e re e LSDM dhe BDI, duhet t’i vazhdojë projektet reformatore.

Monika Taleska

Tags: AnalizëasambleBDIGjorgje IvanovLSDMnikola gruevskiQeveria e restatutvmro dpmneZoran Zaev
Next Post
Mogerini: Mos luani me zjarr!

Mogerini: Mos luani me zjarr!

KB: Barazia e gruas duhet të fillojë në shtëpi!

KB: Barazia e gruas duhet të fillojë në shtëpi!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom