• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Pe kërkon tranzicion të suksesshëm të pushtetit në Maqedoni

February 28, 2017
in POLITIKË
Pe kërkon tranzicion të suksesshëm të pushtetit në Maqedoni
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, me 54 vota “për” dhe tetë “kundër”, sot në mëngjes e miratoi Propozim – Rezolutën për përparimin e Republikës së Maqedonisë në integrimet Evropiane në vitin 2016.

Europarlamentarët në komitetin-AFET paraprakisht harmonizuan 28 amendamente të kompromisit ( nga 318 të dorëzuarit), të cilët sot u votuan, ndërsa përmbajnë edhe termet “Maqedonia” dhe “Maqedonase”, mirëpo, gjithashtu edhe parashikim se shteti i Maqedonisë së shpejti do të fitojë Qeveri të re, kështu që kërkohet “tranzicion transparent”.

Europarlamenti me këtë Rezolutë e vërteton rekomandimin e tetë pozitiv të Komisionit Evropian, për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, por me kusht – plotësimin e marrëveshjes së Përzhinës dhe të Prioriteteve urgjente të reformave të KE. Siç informon korrespondenti i MIA nga Brukseli “ PE e konfirmon angazhimin e fuqishëm të procesit të qasjes së vendit në BE”, si dhe, se “pas dy prolongimeve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, më 11 dhjetor 2016 ato u mbajtën në atmosferë të rregullt dhe të qetë, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe në pajtim me rekomandimet e OSBE/ODIHR, dhe kaluan pa incidente të mëdha, në përgjithësi ishin të zbatuara mirë ndërsa jehona e votuesve ishte e lartë”.

Amendamenti i tetë i kompromisit, i cili u miratua sot, vërteton se europarlamentarët presin “formimin e Qeverisë së re, stabile dhe tranzicion transparent, në përputhje me kërkesat dhe veprimet kushtetuese dhe ligjore”. Në këtë amendament të kompromisit thirren të gjitha palët në Maqedoni “që të përmbahen nga çfarë do pengimi ndaj funksionimit efektiv të parlamentit”.

Parlamenti Evropian i bën thirrje Qeverisë së re të vendosë lidhje transparente dhe efikase të përgjegjësisë mes, dhe në kornizat e institucioneve, dhe rekomandon përfaqësim të drejtë të të gjitha bashkësive në të gjitha nivelet në administratën publike.

Disa amendamente të kompromisit janë miratuar për punë të pakushtëzuar dhe të papenguar të Prokurorisë Speciale, cilës, sipas Rezolutës, “duhet t’i jepet kohë dhe të gjitha resurset që ta kryejë punën pa pengesa”, e cila, sipas amendamentit të kompromisit 15, duhet të arrijë deri te “përgjegjësia juridike dhe politike”.

Gjithashtu, Parlamenti Evropian vlerëson se nevojiten masa konkrete, me qëllim të arrihet kohezion shoqëror mes bashkësive të ndryshme etnike, fetare dhe nacionale në Maqedoni.

Tags: MaqedoniParlamentin EvropianQeverisë
Next Post
Punëtorët e hekurudhave në pritje të rrogave, Ministri Misajllovski manipulon!

Punëtorët e hekurudhave në pritje të rrogave, Ministri Misajllovski manipulon!

Spaseska Georgievska: Gazetaria e Maqedonisë po kalon nëpër një periudhë shumë të errët!

Spaseska Georgievska: Gazetaria e Maqedonisë po kalon nëpër një periudhë shumë të errët!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom