• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

RETROaktiva – projekt rajonal për aktivizmin dhe rezistencën qytetare

January 23, 2017
in Uncategorized
RETROaktiva – projekt rajonal për aktivizmin dhe rezistencën qytetare
Share on FacebookShare on Twitter

Projekti rajonal RETROaktiva paraqet orvatje të përbashkët të më tepër organizatave të bëjnë retrospektivën  e aktivizmit dhe rezistencës qytetare në rajonin post-jugosllav në periudhën 1980-2016.

RETROaktiva është  projekt i përbashkët i GONG nga Kroacia, Qendra për Dekontaminim nga Beogradi, CIVIL-Qendra për Liri nga Shkupi, Anima- Qendra për arsimim paqësor dhe femëror nga Kotori dhe Parlamenti Qytetar i Helsinkit nga Banja Lluka, qëllimi i të cilit është dokumentimi dhe afirmimi i iniciativave më interesante aktiviste dhe artistike gjatë 30 viteve të kaluara në rajonin post-jugosllav.

“Bëhet fjalë për aktivitete përmes të cilave janë rikonsideruar dhe de-normalizuar diskurset dominonte të nacionalizmit, liberalizmit ekonomik, militarizmit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut nga të gjitha aspektet” – deklaroi për CIVIL Media, Marina Shkrabalo nga GONG.

Më 13 prill në Zagreb do të hapet ekspozitë e madhe e veprave të zgjedhura aktiviste dhe artistike nga i gjithë rajoni, të cilën do ta formojë KURZIV-Platforma për çështje të kulturës, mediave dhe shoqërisë nga Zagrebi.

Paralelisht me ekspozitën, do të mbahet edhe konferencë e madhe rajonale e cila do të jep referencë (vetë)kritike ndaj arritjet, pengesat dhe lëshimet e aktivizmit qytetar dhe veprimit artistik dhe formësimit të hapësirave tona publike, politike, dhe qëndrimeve shoqërore dhe marrëdhënieve. Veprat e ekspozuara në Zagreb do të jenë në dispozitë edhe për ekspozita tjera në rajon.

Në vend të publikimeve të njëhershme, dokumentimi, debatet dhe tekstet e përmbledhura ose të krijuara në kornizat e projektit, do të kenë qasje afatgjatë në ueb-faqen me titull pune “Ditari aktivist”, e cila do të mund të plotësohet dhe të shërbejë si “libër mësimi” për iniciativat progresive aktiviste në vendet post-jugosllave nga fundi i viteve  ’80 (para luftërave dhe shkatërrimit të RSFJ) deri ( në dritë të krizës aktuale të demokracisë dhe sigurisë anembanë Evropës).

Projekti është i mbështetur në kornizat e Programit Evropa për qytetarët.

Next Post
Panel ekspert: Maqedonia në limbo juridike dhe politike

Panel ekspert: Maqedonia në limbo juridike dhe politike

Analizë javore: Pasiguria vazhdon – Gruevski ose Zaevi do ta formojnë qeverinë e ardhshme të Maqedonisë!?

Analizë javore: Pasiguria vazhdon – Gruevski ose Zaevi do ta formojnë qeverinë e ardhshme të Maqedonisë!?

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom