• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Si (do) të shpenzohen të hollat e qytetarëve nga festimet e anuluara për Vitin e Ri?

January 17, 2017
in LAJME
Si (do) të shpenzohen të hollat e qytetarëve nga festimet e anuluara për Vitin e Ri?
Share on FacebookShare on Twitter

Qyteti i Shkupit dhe komunat Manastir, Veles dhe Kumanovë, kanë vendosur t’i anulojnë kremtimet për Vitin e Ri nëpër sheshet, dhe mjetet ti riadresojnë për qëllime humanitare. CIVIL-Media tentoi të fitojë përgjigje se ku kanë mbaruar mjetet të cilat deri vitin e kaluar shpenzoheshin për organizimin e kremtimeve për Vitin e Ri dhe për honoraret e artistëve të estradës nga Maqedonia dhe huaj.

Nga komuna e Velesit, thonë se mjetet veç më janë shfrytëzuar për ndihmën e familjeve sociale nga qyteti. “Nga qendra për punë sociale, na dërguan lista të 40 familjeve më të rrezikuara në Veles, të cilëve u dhamë kuponë nga 2.000 denarë, ndërsa kemi bërë edhe paqeta me artikuj ushqimorë dhe mjete higjienike me vlerë prej 2.500-3000 denarë. Në këtë mënyrë, paratë e parapara për festimet e fund-vitit në Veles, i shfrytëzuam për qëllime humanitare”, thonë nga Komuna.

Kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, në konferencën për shtyp më 22 dhjetor ka deklaruar: “ Shuma prej 1.000.000 denarë, e paraparë për këtë, do të ri-adresohet për qëllime humanitare. Një pjesë do të shfrytëzohet për pajisjen e dhomës me sensorë për fëmijët me dëgjim, shprehje të dëmtuar dhe nevoja tjera “Koço Racin” në Manastir, ndërsa pjesa tjetër për kategoritë sociale”.

Megjithatë, edhe përskaj qëndrimit konkret të Taleski-t para Vitit të Ri, se ku do të shfrytëzohen mjetet, sekretari i Komunës së Manastirit, Sllobodan Bonçanoski, për CIVIL Media deklaroi: “Këshilli ka sjellë vendim që deri në fund të muajit janar të formohet trup special i cili do të vendosë qëllimet e mjeteve”.

Komuna Kumanovë sot ka pasur probleme me lidhjet telefonike dhe nga atje ishim të informuar se pyetjet do të përcillen deri te kompetentët, dhe pastaj do të na përcjellin  informatën e kërkuar.

Siç informon Radio MOF, ata kanë arritur të marrin përgjigje nga Qyteti i Shkupit, e cila thotë: “Se ku do të jepen mjetet, dhe në cilën mënyrë, do të vendos Këshilli i Qytetit të Shkupit, ndërsa seancë nuk është mbajtur në disa javët e fundit. Qyteti i Shkupit me kohë do ta informojë publikun se kujt do t’i jepen këto mjete”.

Edhe nga partia E majta, sot kanë apeluar deri te vetëqeverisjet lokale ta informojnë publikun e Maqedonisë se për cilat qëllime do t’i shfrytëzojnë paratë e parapara por të pa harxhuara për festimet e fund-vitit.

“E majta kërkon që vetëqeverisjet lokale të cilat i anuluan festimet për Vitin e Ri, të tregojnë publikisht dhe në mënyrë transparente, se ku kanë mbaruar saktë mjetet, për të cilat kanë premtuar se do t’i ri-adresojnë për qëllime humanitare..Nëse vetëqeverisjet lokale refuzojnë publikimin transparent se ku kanë mbaruar paratë e qytetarëve, me të drejtë mund të vlerësohet se ky ishte vetëm edhe një truk magjik i tyre, duke ju hedhur mjegull syve të qytetarëve”, thuhet në lajmërimin e Të majtës.

M.Tegovska

 

Tags: festimet e Vitit të Rikërkohet llogariKu janë paratëtransparencë
Next Post
Sindikata e shërbimit diplomatik të Maqedonisë e akuzon Nikolla Popovskin për prezantim të rrejshëm!

Sindikata e shërbimit diplomatik të Maqedonisë e akuzon Nikolla Popovskin për prezantim të rrejshëm!

Prokuroria Speciale Publike tërheq  akuzën për procesin “Puç”

Prokuroria Speciale Publike tërheq akuzën për procesin “Puç”

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom