• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Adresim i 60 intelektualëve Shqiptarë: Kërkojmë mundësi për shpëtim!

January 16, 2017
in POLITIKË
Adresim i 60 intelektualëve Shqiptarë: Kërkojmë mundësi për shpëtim!
Share on FacebookShare on Twitter

“Gjendemi  në një moment tepër delikat,  ndërsa ekzistojnë edhe dyshime se lojat e pushtetit të tanishëm po vazhdojnë, me qëllim që të mbrohen pozitat e tyre dhe t’i shmangen përgjegjësisë për kontribuimin për situatën në të cilën gjendet shoqëria jonë. Duke ndjerë se lojat po vazhdojnë, japim në dijeni se jemi për ndryshime, për shoqëri normale, të civilizuar, aty ku edhe përkasim. Kjo është brenga ynë, të kërkojmë mundësi për shpëtim. Në fund të fundit, një numër i madh i votuesve në shtet është përcaktuar për ndryshim të  tërë këtij sistemi”, u shpreh në bisedën për CIVIL Media, prof. Sabaudin Zhuta. D-r Zhuta është një nga nënshkruesit e  apelit të 60 intelektualëve Shqiptarë që ka të bëjë me negociatat për formimin e qeverisë së re. Në adresimin deri te publiku i Maqedonisë, theksojnë disa elemente kyçe për ata.

“Duhet pasur parasysh se VMRO-DPMNE akoma udhëhiqet nga persona që kanë përgjegjësi për gjendjen katastrofale në çdo segment të jetës shoqërore dhe politike, dhe si të tillë nuk gëzojnë kredibilitet që edhe mëtej të udhëheqin me shtetin. Këtu janë dyshimet serioze për përfshirjen e tyre në mega-skandale, shkatërrimin e institucioneve, shembjen e proceseve euroatlantike dhe shkeljen mbi dinjitetin njerëzor.
Gjendja ekonomike dhe sociale në shtet është sjellë deri në mjerim, me ç’rast nga shteti janë shpërngul afro një të treta e rinisë, kuadro vitale për të cilat shumë janë harxhuar, ndërsa shtetet normale tani i marrin si prodhim të gatshëm.

Pjesa dërmuese e votuesve në mbarë shtetin janë përcaktuar për ndryshime, kurse në segmentin shqiptar kemi dyfish më tepër që kanë votuar për ndryshime nga ata që kanë përkrahur gjendjen ekzistuese.
Pjesa dërmuese e votave të fituara nga DPMNE janë jo-kredibile dhe jo legjitime, pasi janë siguruar, jo me merita, por me përbuzje, mashtrim dhe frikësim të votuesve të etnive tjera nga Shqiptarët, e cila thellë ka prekur shpirtin e çdo Shqiptari.

Borxhi i shtetit është dyfishuar kurse mirëqenia sociale është përgjysmuar. Tani çdo qytetar dhe çdo fëmijë që lindë ka borxh 2,5 mijë euro borxhe dhe 2,5 mijë euro të vjedhura. Kjo do të ketë pasoja të rënda për gjeneratat e ardhshme.

Marrëveshjet me cilindo mandatar të bëhen jo me prapavijë për ruajtjen e regjimit ekzistues dhe interesave grupore, por me synim racional që vendi të orientohet drejtë demokratizimit, zhvillimit, hapjes së perspektivave, realizimit të barazisë dhe mirëqenies etnike në shtet, si dhe integrimit të vërtetë të RM në NATO dhe EU”, thuhet në apelin.

Publikimi i apelit ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale dhe te një pjesë e mediave, të cilat pyesin se pse Platforma e tre partive Shqiptare nuk përmendet dhe nuk kritikohet në letrën.

Si përgjigje ndaj kësaj pyetje, profesori Zhuta thotë: “Platforma e përbashkët është realitet, është e nënshkruar nga partitë politike dhe përmbajtja është shumë e qartë. Vlerësojmë se për t’i ndihmuar shoqërisë, gjegjësisht, shtetit të Maqedonisë, duhet të përfshihen pikat nga kjo Platformë, e cila duhet të implementohet sa më shpejtë. Në pikën e gjashtë të apelit tonë, jo në mënyrë decime si në Platformë, është përfshirë thelbi. Ata që janë të udhëzuar për këtë, mund ta vërejnë se platforma është e përfshirë në apelin tonë”.

Marija Tegovska

Tags: 60 intelektualë Shqiptarëapelcivil
Next Post
DMDHP: Mediat ta respektojnë Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

DMDHP: Mediat ta respektojnë Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Analiza javore: Maqedonia e bllokuar në negociatat për qeveri të re!

Analiza javore: Maqedonia e bllokuar në negociatat për qeveri të re!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom