Sipas nenit 90 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, “Presidenti i Republikës së Maqedonisë është i obliguar që në afat prej dhjetë ditë nga konstitumi i Kuvendit, mandatin për formim të Qeverisë t’ia dorëzojë kandidatit të partisë, gjegjësisht, partive të cilat kanë shumicë në Kuvend”, sot, Gjorgje Ivanov, ia dorëzoi mandatin për formim të Qeverisë së re Nikolla Gruevskit, kryetarit të VMRO-DPMNE, partisë e cila në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, fitoi numirn më të madh të mandateve për deputetë.
As Presidenti Ivanov, as mandatori Gruevski, pas dorëzimit së mandatit nuk dhanë deklarata për publikun.
Sipas nenit 90 nga Kushtetuta, “mandatori, në afat prej 20 ditë nga pranimi i mandatit, i dorëzon programë Kuvendit dhe e propozon përbërjen e Qeverisë”.
Qeverinë e re duhet ta votojë Kuvendi, me shumicën e deputetëve.
Nëse mandatori, në këtë rast – Nikolla Gruevski, nuk arrin në afatin ligjor të sigurojë shumicën, mandati i dorëzohet partisë së dytë sipas numrit të deputetëve të fituar, gjegjësisht, LSDM-së.
Nëse edhe LSDM nuk arrin të formojë qeverinë, Kushtetuta parasheh shpallje të zgjedhjeve të reja, së paku gjashtë muaj nga zgjedhjet e fundit, gjegjësisht, në këtë rast në pranverë, sipas të gjitha gjasave bashkë me zgjedhjet lokale.
Sipas numrit të fituar të mandateve për deputetë, VMRO-DPMNE ka mundësi të sigurojë shumicë parlamentare, nëse përsëri bën koalicionin me BDI (10 deputetë), ose, nëse bën marrëveshje me partitë tjera shqiptare të cilat fituan mandate, Besa (5), Aleanca për Shqiptarët (3) dhe PDSH (2).