Maqedonia e gërryer nëpër të gjitha këndet, me institucione me eufori festive, javën e kaluar u pushtua nga dëbora dhe mbeti me metropolë të çkyçur pothuajse tërë ditën. Kulmi i politikës sociale të “suksesshme” ishte i pastrehuri i cili në -28 gradë e humbi jetën, derisa punëtorët socialë festonin Krishlindjen. Ndërsa, as Viti i Ri, as liturgjitë solemne për Krishtlindje, nuk i fshinë akuzat e politikanëve aktual të qeverisëses VMRO-DPMNE.
Sipas kalendarit, Maqedonia e filloi faqen e re me faqe të plota, të shkruara me probleme të panumërta shoqërore-politike. Ndërsa, qytetarët e ngrirë nga i ftohti, të frikuar nëse do të kenë mjete të mjaftueshme për ngrohje, nëse dimri polar vazhdon, disponimin festiv e zëvendësuan me pasigurinë rreth përfundimit të krizës politike, pas marrëveshjes së Përzhinës dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.
U miratua platforma e partive të shqiptarëve etnikë
Pas këshillave nga Tirana dhe Prishtina, liderët e partive të shqiptarëve të Maqedonisë, e miratuan Platformën e cila është kusht për koalicionim për partnerin e ardhshëm. Të vetëdijshëm se kanë rol kyç në formimin e koalicionit të ardhshëm, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, formuluan 30 kërkesa, ndërsa “Deklarata” është me afat për implementimin e tyre. Mes tyre, arritja e barazisë së plotë në pajtim me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën, aplikim rigoroz i parimit të multietnicitetit në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, në të cilën Shqiptarët janë të pranuar si popull shtetformues. Mbështetje për çdo iniciativë ligjore ose kushtetuese me të cilën forcohet barazia etnike e popullatës shqiptare. Arritja e barazisë së plotë gjuhësore, përdorimi i gjuhës shqipe në to gjitha nivelet e pushtetit, dhe sigurimi për përdorimin e gjuhës si e drejtë elementare dhe kushtetuese. Në Kushtetutë të qëndrojë “gjuha maqedonase dhe alfabeti qirilik, gjuha shqipe dhe alfabeti shqip janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”. Debat gjithpërfshirës për flamurin shtetëror, himnin dhe stemën e Republikës së Maqedonisë, me qëllim që simbolet shtetërore ta shprehin multietnicitetin e shtetit dhe barazinë etnike. Miratim i rezolutës në Kuvend, me të cilën gjykohet gjenocidi mbi popullatën shqiptare në Maqedoni në periudhën 1912 – 1956, mbështetje të punës së paanshme të Prokurorisë Speciale, pa paragjykime etnike dhe politike…”
Këto kërkesa të BDI, BESA-S dhe Aleancës së Shqiptarëve edhe më tepër i tronditën fantazmat, ndërsa politikologët dhe analistët vlerësojnë se Deklarata e komplikon situatën veç më të komplikuar në shtetin.
Publiku i Maqedonisë në pritje të qeverisë së re
Edhe pse legjitimiteti i zgjedhjeve më 11-dhjetor dhe i tërë procesi zgjedhor për këto zgjedhje të parakohshme është diskutabil, me faktin se Komisioni Shtetëror Zgjedhor i dorëzoi mndatet e deputetëve të ardhsëm, ndërsa në seancën e parë konstitutive ato edhe u pranuan, në mënyrë formale janë plotësuar kushtet për hapin e ardhshëm. Duke pasur parasysh shumicën e 51 deputetëve, VMRO-DPMNE e fitoi mandatin nga Presidenti Gjorgje Ivanov. Mirëpo, mbetet e pasigurtë se cilat hapa do t’i bëjnë partitë në 20 ditët e ardhshme.
Shumë çështje janë të hapura: nëse të gjitha partitë shqiptare do të pajtohen të ulen në tryezë të rrumbullakët me Gruevskin, i cili është i akuzuar për vepra penale nga afera “Përgjimet” dhe sa ai është i gatshëm që në emër të anëtarësisë së tij të heq dorë, nëse merren parasysh ofendimet e ashpra dhe retorika nacionaliste gjatë zgjedhjeve, e drejtuar shqiptarëve në Maqedoni.
Dhe në fund, vallë LSDM e Zoran Zaevit, e cila fitoi 49 mandate, tani do të bëhet partia e re qeverisëse e cila do të bëjë marrëveshje për detajet nga Deklarata e shqiptarëve, ose na presin zgjedhje të reja në shtator?
Opinioni ndërkombëtar me rekomandime për formim të Qeverisë stabile
Opinioni ndërkombëtar me vëmendje e ndjek situatën në Maqedoni. Mbeten rekomandimet për formim të Qeverisë stabile e cila do t’i realizojë marrëveshjet e nëmshkruara politike, vendi të vazhdojë rrugës së reformave për kthimin e sundimit të drejtësisë, lirisë së mediave, kthimit të demokracisë…
Ndërsa, diplomati Belg Piter Vanhoute, parlamentarëve të Maqedonisë u porositi të zgjedhin folësin e parlamentit, pa e pritur Qeverinë e re. Folës i cili do të jetë “zgjidhje e kënaqshme për të gjitha partitë parlamentare”. Ai i porositi edhe Presidentit Gjorgje Ivanov t’ia dorëzojë mandatin për qeveri të re kandidatit që nuk do ta “shkatërrojë plotësisht demokracinë e Maqedonisë dhe që mes tjerash, do të angazhohet për punë të denjë të Prokurorisë Speciale Publike, dhe gjykatë të pavarur të Maqedonisë në përgjithësi.
Monika Taleska