Gjatë gjithë ditës së procesit zgjedhor CIVIL do të informojë vazhdimisht drejtpërdrejtë në internet dhe përmes rrjeteve sociale për të gjitha informatat deri te të cilat do të arrijnë vëzhguesit e CIVIL, të cilët e ndjekin procesin zgjedhor në të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë, në terminet e rregullta, por nuk përjashtohen edhe paraqitje të jashtëzakonshme, varësisht nga gjendja në terren.
Transmetime të drejtpërdrejta nga konferencat për shtyp të CIVIL- Qendrës për Liri, të cilat do të mbahen në ora 10, 13, 16, 18 dhe 20, do të jenë në dispozicion në YouTube kanalin e CIVIL. Raportime nga terreni do të shpallen rregullisht në ueb faqen e organizatës dhe në portalet informative të CIVIL Media në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.
Pres qendra do të punojë nga ora 6:30 deri në ora 24, e sipas nevojës edhe më gjatë, në hotelin City Park në Shkup. Ekipi i CIVIL dhe GONG do të jetë i hapur për informata për të gjithë qytetaret dhe qytetarët e interesuar, përfaqësuesit e mediave dhe të opinionit të vendit dhe ndërkombëtar.
Në ueb faqen Zgjedhje të Lira gjendet formulari onlajn për paraqitje të parregullsive zgjedhore. Informatat do të jenë në dispozicion edhe përmes Fejsbuk faqeve CIVIL.MK dhe Zgjedhje të Lira.
Qytetaret dhe qytetarët gazetarë mund të dërgojnë artikuj në onlajn formularin në ueb faqen Objektivi Qytetar.
CIVIL do të ketë shtatë lidhje telefonike për komunikim me vëzhguesit dhe me publikun (02/5209176, 071/608522,071/608523 dhe tjerë. Komunikimi përmes postës elektronike do të realizohet përmes [email protected] dhe [email protected]..