Dr. Sasho Ordanoski, analist politik dhe ekspert i CIVIL-Qendrës për Liri, në këtë analizë flet për të gjitha gjendjet aktuale në Maqedoni, përballë zgjedhjeve historike të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën, më 11 dhjetor. Sipas tij, Lista e pa pastruar e votuesve është “gjellë” e pushtetit, ndërsa ryshfeti i votuesve dhe keqpërdorimet nga partitë qeverisëse në funksion të zgjedhjeve, janë folklor i njohur maqedonas, për të cilin do të duhet të arrihet qëndrim politik për zgjedhjet, nëse të gjitha këto ngjarje do të ndikojnë mbi rezultatin zgjedhor.
Ordanoski nuk e përjashton mundësinë nga incidente zgjedhore, dhe mendon se për asnjë prej tyre nuk duhet të ketë tolerancë jashtë nga kornizat ligjore. Vlerësimi i tij është se këto zgjedhje kanë rëndësi historike, të nivelit të referendumit të dytë. Ndërsa, pas dy vite krize politike, asnjë qytetar nuk mund të amnistohet nga përgjegjësia se kur ka votuar, “nuk ka ditur për çfarë bëhet fjalë”!
Tre ditë para zgjedhjeve, ne ende nuk mund të themi se si do të duket dita e zgjedhjeve. Është e qartë se rezultatet janë shumë të afërta, se gara do të jetë shumë e ashpër, është e qartë se pushteti ndoshta për herë të parë pas më tepër cikleve zgjedhore është në pasiguri të madhe, madje mendoj edhe para humbjes së zgjedhjeve. Kjo e bën me nerva. Dhe për këtë arsye duhet të presim dhe të shohim se si do të duket dita e të dielës, sepse zgjedhjet deri tani kanë qenë në një kornizë relativisht normale në fushatën parazgjedhore, me disa situata incidente në plan retorik. Kuptohet, zbatohej edhe një fushatë e “zezë” gjatë zgjedhjeve, sepse pushteti duhej patjetër t’i kundërshtojë ofertës së opozitës, me rritjen e një retorike nacionaliste, me rritjen e frikës së publikut, sepse në fund, më duket se pushtetit nuk i konvenon dalje e madhe gjatë zgjedhjeve. Për këtë arsye, do të duhet të shohim se si do të kalojë dita-java dhe nëse dikush do të zgjedh të frikësojë qytetarët të mos dalin nëpër vendvotime.
Rrëmuja në Listën e Votuesve është përsëri “gjellë” e pushtetit!
Indikacionet e përcjellësve profesionistë të procesit zgjedhor, indikacionet e organizatave joqeveritare, ende tregojnë për probleme të mëdha me Listën e Votuesve. Por, Lista e Votuesve është e mbyllur dhe të gjithë faktorët e rëndësishëm në vend e pranuan si të tillë. Unë jam shumë i brengosur, sepse mijëra njerëz nuk gjenden në listën e votuesve, por duhet të shihet nëse në ditën e votimit, ata do t’i gjejnë në listë. Përshtypja ime është se po bëhet përsëri një “gjellë” e pushtetit, por deri sa të dalim në votime, nuk mund ta dimë numrin e saktë të atyre njerëzve, të cilët nuk do të gjenden. Sepse, nëse kjo në një kornizë të pranueshme të Listës së pa përsosur të Votuesve e cila pa qëllime është krijuar me lëshime, kjo mund të jetë një pasqyrë për zgjedhjet. Por, nëse tregohet se mijëra njerëz nuk mund të gjenden në vendvotime, ku kanë votuar disa herë në më tepër zgjedhje, atëherë kjo është një gjendje simptomatike dhe për këtë do të duhet një qëndrim politik. Për arsye se, nëse kjo reflektohet mbi rezultatin e zgjedhjeve, kjo i sjell vetë zgjedhjet në dyshim! Nga ana tjetër, me tërë tregimin për “fantazma”, ne vijmë deri në konstatimin të cilin paraprakisht e dhamë, se këto zgjedhje janë të papërsosura, jo demokratike deri në fund, ashtu si duhet të duken, dhe se KSHZ megjithatë është një trup i cili është rezultat një vargu kompromisesh që të arrihet deri te dita e zgjedhjeve, dhe që eventualisht, pas zgjedhjeve të fillojmë të dalim gradualisht nga kjo krizë politike. Do të duhet të kushtojmë vëmendje të madhe në muajt dhe vitet që pasojnë, e para së gjithash, për zgjedhjet lokale për disa muaj, në vitin 2017, sepse është e qartë se Lista e Votuesve megjithatë, ka probleme. Por, rëndësinë dhe numrin e tyre do të duhet ta verifikojmë të dielën. Kështu që, unë në atë kuptim jam i rezervuar, por gjithashtu, shpresoj se të gjitha këto parregullsi dhe të gjitha këto, do të thosha, keqpërdorime ekzistuese, nuk do të ndikojnë thellësisht në zgjedhjet. Nëse ndodh të ndikojnë thellësisht, atëherë kemi një situatë tjetër, në të cilën, aktorët kryesorë, të vendit dhe të huaj, do të duhet të marrin një pozitë politike, në aspektin e vlerësimit se si e gjithë kjo është dukur.
Nuk mund të priten zgjedhje të drejta nga mafia!
Ne e dime se këto janë zgjedhje në të cilat do të gjykohet mafia. Nuk mund të prisni se mafia do të shkojë në zgjedhje të drejta! Kemi arritur deri aty ku jemi, në këtë krizë politike, pikërisht për shkak të sjelljes së një strukture të pushtetit e cila për vete dhe për mbështetësit e tij mendojnë se janë mbi ligjin. Të gjitha parregullsitë me të cilat jemi të ballafaquar, për të cilat dëshmojmë, janë pjesë e një ane tjetër, nga një folklor zgjedhor në Maqedoni me dekada pas, dhe nga ana tjetër, të një sistemi të organizuar, të cilit, dua të besoj se një dëshirë qytetare iu kundërshtua në këto zgjedhje, një vetëdije politike, një presion ndërkombëtar – që dimensionet e keqpërdorimeve të zvogëlohen sa më tepër. Nuk mund të supozoj tre ditë para zgjedhjeve se kush dhe çfarë po përgatit për ditën e zgjedhjeve. Është e qartë se ka blerje të votave, por në këtë shtet, nga pushteti i cili vetëm paratë nuk i ka problem, ndërsa çdo tjetër për ata paraqet problem, duhet të pritet madje se , për fat të keq, të trajtohet si gjë normale nga ata, një aksion i madh për blerje të votave. Nga ajo që unë e shoh, mendoj se edhe për këtë ka rezistencë, mendoj se edhe kjo më në fund nuk do të del ashtu si dëshirojnë, dhe me siguri, do të ndikojë mbi rezultate të caktuara, kështu që do t’i shohim në fund të ditës së zgjedhjeve. Për këtë arsye, them se si me Listën e Votuesve, edhe me këtë, do të duhet të shihet se si do të kalojë dita e zgjedhjeve, e pastaj të merren qëndrime përkatëse politike. Sepse, mendoj se Maqedonia më nuk është në disponim të tolerojë shkelje të mëdha të rregullave zgjedhore, në një ose tjetër mënyrë, dhe këtë ta pranojë si një normalitet, i cili më tej do të legjitimohet me mandate të sërishme për arritje deri në pushtet. Për këtë arsye, them, do të shohim të dielën se si do të rrjedhin zgjedhjet, do të shohim edhe të shtunën se si rrjedh dita parazgjedhore, e mandej mendoj se do të duhet të merren qëndrime adekuate politike.
Në ditën e zgjedhjeve janë të mundshme incidente!
Nuk kisha ditur të them nëse do të ketë incidente të dielën. Situata është mjaft e lëkundur. Kemi situatë edhe mes votuesve shqiptarë, ka çrregullim të madh nga ajo që deri tani ka qenë praktikë. BDI qeverisësja, të gjithë e kanë të qartë, edhe vetë BDI e kanë të qartë se do të përjetojë humbje zgjedhore, në kuptim të përvojave të mëparshme zgjedhore. Kështu që, do të shohim se si do të reflektohet kjo nervozë edhe te pushteti, edhe te partitë etnike maqedonase, edhe te partitë etnike shqiptare. Megjithatë, nuk do të kisha përjashtuar as skenare dhe incidente të paparashikueshme eventuale, të cilat mund të ndodhin në zgjedhje. Sepse nervozizmi është i madh, depozite të mëdha janë në pyetje. Ana humbëse, e shpresoj se kjo do të jetë pushteti, ka shumë çka të rrezikojë, dhe besoj se nivele të ndryshme komande të pushtetit, madje edhe vetë krerët e partive, mund të jenë të prirur ndaj një, jo vetëm tolerance, por edhe inspirimi për atë lloj ngjarjesh. Por, mendoj se kësaj here,vala dhe energjia e cila vërehet në shoqërinë e cila dëshiron ndryshime, do të jetë aq e madhe sa që do t’i mbulojë, vërshojë këto incidente të mundshme. Sidoqoftë, secili incident duhet të ndëshkohet me ligj dhe këtu nuk guxon të ketë tolerancë.
Nuk e di nëse policia e Maqedonisë do të ketë kapacitetin për trajtim me zgjedhjet. Shpresoj se do të ketë kapacitet. Nga ajo që pamë në dy vitet e fundit, makineria kryesore, infrastruktura e rregullimit të zgjedhjeve, qoftë ajo MPB në krye me Gordana Jankullovska dhe në krye me gjithë aparatin partiak të BDI dhe VMRO-DPMNE. Nëse në ndërkohë kemi arritur deri te niveli, të them, me këtë intervenim rreth standardizimit të sjelljes së policisë, ajo të sillet në mënyrë të drejtë, demokratike dhe sipas ligjit – në zgjedhjet, këtë do të duhet ta kontrollojmë në ditën e zgjedhjeve.
Po të ishte gjallë Qoseja, Gruevski do të ishte më lartë në listën e likuidimeve të Zaevit!
Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, ka bë një gafë në retorikën e tij dhe ai këtë e ka të qartë. Ai u mundua ta kamuflojë atë deklaratë, të ik nga ajo që e tha. Por, mendoj se dëmi për ta është veç më i bërë. Megjithatë, kjo është reflektim i një dobësie, i një frike…Nevoja në politikë të kërcënoheni në mënyrë aq të drejtpërdrejtë siç e bëri këtë në një person dhe epizodë famëkeqe të VMRO-DPMNE, është dëshmi e një vetëdijes se zgjedhjet do të të humben. Kur ta shihni biografinë e atij Qoses, ai megjithatë është një likuidator klasik, ndërsa në listat e likuidimeve të tija ka shumë veprimtarë të fraksioneve të ndryshme të lëvizjeve revolucionare të Maqedonisë dhe të VMRO…Unë e kam paralajmëruar Gruevskin se nëse do të ishte gjallë Qoseja, i cili e ka prerë edhe vëllain e tij, me siguri Gruevski do të ishte më lartë në listën e likuidimeve,edhe nga Zaevi. Kështu që, duhet të jesh shumë i kujdesshëm kur operohet me këtë lloj të kërcënimeve, sepse, në fund, ato kërcënime zakonisht kthehen si dëm te ata të cilët i shprehin, e jo për ata që i shprehin.
PSP do të vazhdojë me punë edhe pas zgjedhjeve!
Rezultatet nga puna e Prokurorisë Speciale Publike janë të dukshme! Rezultojnë me 126 akuza, vepra penale të panumërta. Pjesa kryesore e punës ishte e bllokuar nga gjykata ynë e partizuar, në atë kontekst, PSP ka bë atë që ka mundur në numër të kufizuar të muajve, sepse tregon një dëshirë të pakontestueshme që punën ta çojë në mënyrë ligjore dhe profesionale. Nëse do të kishin për qëllim politizimin e tyre, të jenë pjesë e ndonjë praktike juridike e cila në Maqedoni me vite tolerohet dhe praktikohet nga gjykata ekzistuese, PSP do të mund të shkonte në drejtime edhe më politikante dhe të punojë për agjendën e dikujt. Ata, megjithatë, rreptësishtë mbahet te ajo që e mbledhin si dëshmi, deri te ajo që e prezantojnë në publik, e mandej futen në një procedurë e cila në fund nuk varet nga ata. Kështu që, suma sumarum, puna e PSP deri tani është korrekte, unë do të isha shumë më i gëzuar nëse do të kishte edhe aq vepra sa kanë nxjerrë deri tani. Përshtypja ime është se javëve të fundit ata po përmbahen nga publikimi i lëndëve të reja, pikërisht që të mos kuptohen gabimisht në procesin zgjedhor. Por, qëndrimi im është se të gjithë atyre, të cilët deri tani nuk e kanë ende të qartë se si janë udhëhequr punët në Maqedoni dhe duke i falënderuar punës së PSP, asgjë nuk do të ndryshojë, nëse dy ditë para zgjedhjeve publikohen edhe 3,5 ose 10 kallëzime penale, ose 10 iniciativa për udhëheqjen e procedurave kundër krimit të organizuar në Maqedoni. Me fjalë tjera, ai që nuk ka ardhur në vete deri të premten, se për çfarë bëhet fjalë në Maqedoni, për atë nuk do të ketë rëndësi ndonjë konferencë për shtyp e re e PSP, që eventualisht të profilizojë qëndrimin e tij zgjedhor politik. Kështu që, pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve, PSP duhet patjetër të vazhdojë. Mendoj se të gjithë e kanë të qartë se mandati i tyre do të zmadhohet me kohë, se do të pasojë ndonjë repart i gjykatës speciale i cili do të procesojë rastet e tyre, dhe mendoj madje se pas zgjedhjeve do të kemi situatë në të cilën do të hyjmë edhe në përpunim konkret të akuzave, e mandej, kush sa mundet të dëshmojë dhe të kontestojë procedurat gjyqësore, le të kenë fat! Vërej se ka edhe dhjetëra funksionarë të regjimit qeverisës të cilët janë në listën e PSP, disa nga ata kanë mes 5 dhe 25 kallëzime penale. Nuk e di se si mendojnë për këtë deri tani, kështu që nuk e di se si mendojnë se do të munden gjithë këtë ta menaxhojnë, madje edhe me supozim se do të fitojnë shumicë absolute pas zgjedhjeve. Por, është e qartë se rezultati zgjedhor do të jetë shumë i rëndësishëm. Nëse jo për diçka tjetër, për kapacitetin dhe shpejtësinë me të cilën PSP edhe më tej do ti përpunojë rastet. Nëm këtë aspekt, shpresoj se Maqedonia të dielën do të vendos një vijë të mprehtë mbi praktikën se mund të jetë mbi ligjin, dhe se ne nga e hëna do të fillojmë të lëvizim në drejtim të shtetit të drejtësisë, e jo të shtetit të padrejtësuar politik, siç kemi qenë deri tani. Në fakt, për këtë arsye të gjithë i presim zgjedhjet të dielën, që të shohim se si votuesit do të do të presin edhe atë në mënyrë referendumi. Dëshironi të vazhdojmë të jemi shtet i padrejtësuar me njerëz që janë mbi ligjin, ose dëshironi të bëhemi shtet demokratik normal ku ligji do të vlejë në mënyrë të barabartë për të gjithë.
Askush nuk mund të amnistohet që nuk din se çfarë po ndodh në Maqedoni!
Sipas kësaj, nuk jam i sigurt se të dielën do të fitojë demokracia dhe mendoj se nuk ka njeri të tillë i cili do të mund ta parashikojë këtë. Por, një gjë më bën të qetë. Unë të dielën do të dal si qytetar me kokën e ngritur lartë, sepse mendoj se u bë maksimumi i asaj që mundej të bëhej. Të gjithë ne në analizat tona mund të tregojmë gabime, lëshime, kombinime më të mira ose veprime të cilat kanë mundur të bëhen. Por, mendoj se tani e gjithë kjo është e parëndësishme, deri të dielën. Maqedonia me të vërtetë kaloi nëpër një krizë shumëvjeçare, mendoj se janë qartësuar pozicionet dhe argumentet e atyre që kërkojnë ndryshime në këtë regjim dhe janë aq të qarta sa që të dielën nuk do të ketë njerëz që do të thonë- nuk e kemi ditur. Tjetër punë është se si do të votojnë, por sido që të votojnë, nuk do të mund të arsyetohen me atë se një ditë të thonë para fëmijëve të tyre, miqve, para vetes, më në fund “e dini, atëherë votova, por nuk e kam ditur për çfarë bëhet fjalë”. Të dielën, 99 % nga njerëzit do të dinë për çfarë bëhet fjalë, ndërsa se si do të zgjedhin të votojnë, është tjetër punë.