CIVIL-Qendra për liri, do të mbajë konferencë për shtyp para Komisionit Shtetëror Zgjedhor sot në ora 13. Në periudhën nga 5 deri më 8 dhjetori, CIVIL ka pranuar mbi 600 thirrje nga qytetare dhe qytetarë, të brengosur edhe për atë se vallë do të kenë mundësinë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre votuese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën më 11 dhjetor. Menjëherë pas konferencës për shtyp, përfaqësuesit e CIVIL do t’u dorëzojnë shërbimeve të KSHZ dosjen me mbi gjashtëdhjetë raste të dokumentuara dhe të shpjeguara mirë.
Vazhdojnë presionet mbi votuesit! Nga fillimi i javës së dytë nga fushata parazgjedhore, deri te CIVIL kanë arritur edhe mbi 100 paraqitje tjera nga të gjitha viset e Republikës së Maqedonisë. Gjithsej, mbi 170 raste të presioneve, kërcënimeve, keqpërdorimeve dhe kategorive tjera të parregullsive kanë arritur në CIVIL nga 21 nëntori deri më 8 dhjetor, duke mos i numëruar paraqitjet që kanë të bëjnë me Listën e Votuesve.
Në konferencën e sotme për shtyp do të prezantohet një pasqyrë e shkurtë nga vëzhgimi zgjedhor i CIVIL dhe do të drejtohen kërkesa dhe rekomandime deri te partitë, institucionet dhe votuesit.
Mysafir special në konferencën për shtyp të CIVIL do të jetë Dragan Zeliq, eksperti nga GONG, nga Kroacia, organizata e cila mundësoi mbështetje eksperte të organizatës tonë dhe dërgon ekip të vëzhguesve zgjedhor mobil të punojnë së bashku me vëzhguesit e vendit.
Në konferencën për shtyp janë të ftuara mediat, por edhe qytetaret dhe qytetarët e prekur dhe përfaqësues të shoqërisë civile.