Në mes të dhjetorit ferr të zjarrtë politik, CIVIL i shpërblen gazetarët qytetarë të cilët me kamerën e tyre kanë dokumentuar disa ngjarje nga realiteti turbulent i Maqedonisë. Organizata jonë u mundëson gazetarëve qytetarë hapësirë të sigurt për shprehjen e tyre dhe ndarjen e informatave, fakteve dhe tregimeve nga përditshmëria zgjedhore.
Ata që kanë regjistrim, fotografi ose tregim për parregullsitë zgjedhore, për shkeljen e të drejtës votuese, për keqpërdorimet, presionet dhe kërcënimet, për ryshfetin ndaj votuesve…Të gjithë ata, mund të bëhen pjesë e familjes së madhe të gazetarëve qytetarë të cilët bashkëpunojmë me CIVIL. Artikujt mund të publikohen në mënyrë anonime, për arsye se kushtet të cilat i ofron CIVIL, e lejojnë këtë – me rëndësi është të zbulohen faktet, të demaskohen veprimet e atyre që e shkelin ligjin, në vend se ta zbatojnë.
Me rastin e projektit, vetëm tre ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, biseduam me Xhabir Derallën nga CIVIL, i cili thotë se pozita e tij në organizatë është plotësisht e parëndësishme dhe se është e mjaftueshme të tregojmë se është nga CIVIL.
“Gazetaret dhe gazetarët qytetarë anembanë botës, kanë fuqi të madhe. Duke i falënderuar teknologjisë dhe internetit, ata kanë mundësinë t’i shpartallojnë veprat e këqija të fuqive dhe këmbësores së tyre, të kontribuojnë ndaj forcimit të lirisë së shprehjes. Nëse ndonjëherë kemi qenë të detyruar, shpesh pa sukses, të presim që redaksitë e korruptuara të publikojnë ndonjë tregim alarmant për shkeljen e të drejtave të njeriut, tani këtë mund ta bëjmë vetë, me ndihmën e telefonit tonë të mençur dhe rrjeteve sociale. Në kohën e sotme, gazetarët qytetarë regjistrojnë video tregime të shkurta, dukshmëria e të cilave lehtë i tejkalon tirazhet e gazetave më të mëdha ose shikueshmërinë e emisioneve më popullore” – thotë Xhabir Deralla nga CIVIL, duke e shpjeguar rëndësinë e gazetarisë qytetare sot.
Sipas Derallës, bashkëpunimi me qytetaret dhe qytetarët është me rëndësi jashtëzakonisht të madhe. “Si çdo herë, CIVIL mbështetet në këtë bashkëpunim që të arrijë deri te informata dhe tregime për ato që me të vërtetë ndodh në jetët e tyre. Edhe pse CIVIL ka vetëm 300 vëzhgues, paraqitjet nga i tërë vendi dhe artikujt e gazetarëve qytetarë e bëjnë këtë mision shumë më të madh. Ky është mision i përbashkët i shumë qytetareve dhe qytetarëve të këtij vendi , pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike ose fetare, orientimit politik ose statusit social”- thotë Deralla.
CIVIL e formojnë intelektualë të pavarur, artistë dhe gazetare dhe gazetarë dhe më 25 nëntor të vitit 1999, organizata për të cilën mediat e huaja thonë se mendon dhe vepron “jashtë kutisë” (origjinale), ndërsa në vendin është shumë popullore dhe ka mbështetjen e madhe nga qytetarët.
“Dëshiroj të theksoj se jam krenar që CIVL sot e pasqyron Maqedoninë me të gjitha bazat e diversitetit. Edhe më shumë krenohem që kënaqim besimin dhe mbështetjen e madhe nga qytetaret dhe qytetarët në këto ditë të tensionuara, kur saktësia e informatave është shumë e nevojshme, informatat dhe tregimet janë shumë afër, pikërisht për shkak të besimit të qytetareve dhe qytetarëve, por edhe për shkak të transparencës dhe sinqeritetit të CIVIL-t tonë të përbashkët.”- thotë Deralla, duke iu referuar larmisë së organizatës, por edhe nevojës nga saktësia e informatave të cilat publikohen në opinion.
Biljana Jordanovska