• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

CIVIL u bën thirrje qytetarëve të “zhdukur” të reagojnë me shkrim deri te KSHZ!

December 6, 2016
in LAJME
Share on FacebookShare on Twitter

“Qytetarët duhet të jenë këmbëngulës dhe me shkrim të drejtohen deri te KSHZ, gjegjësisht, deri te zyrat rajonale të KSHZ”, deklaroi ekspertja juridike e CIVIL-Qendrës për Liri, avokatja Sandra Gavrillovska, me rastin e reagimeve më të reja në publik për rastet e “zhdukjeve” të votuesve nga Lista e Votuesve, vetëm disa ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Qytetarët duhet të dorëzojnë lajmërim të shkurtë dhe të qartë deri te KSHZ, se pas kontrollimit të bërë, pas mbylljes së Listës së Votuesve, nuk gjenden në listë! Do të ishte mirë që qytetarët të dërgojnë edhe deri te CIVIL kopje nga shkrimet-lajmërimet e dërguara deri te KSHZ, me dëshmi se janë të dorëzuara ashtu. E para, për shkak të evidencës së të gjitha problemeve që i kanë me Listën, por edhe për shkak të eventualitetit të marrjeve të masave të mëtejme në kornizat e aktiviteteve të CIVIL”, vlerëson Gavrillovska.

Pas reagimit të  djeshëm të qindra qytetarëve për shkak të mosfunksionimit të aplikimit për kontrollimin e të dhënave në Listën e Votuesve për qytetarët të cilët do të votojnë në vendvotimet në territorin e Republikës së Maqedonisë, CIVIL-Qendra për Liri menjëherë ka reaguar se Lista e Votuesve nuk guxon të bëhet mjet për manipulime me rezultatin zgjedhor!

Qytetare dhe qytetarë dje kanë reaguar se përveç situatës së pazgjidhur me “fantazmat”, të cilët ende nuk janë pastruar nga Lista e Votuesve,tani përnjëherë, edhe persona që kanë votuar në vendvotim të njëjtë me vite pas dhe të cilët kur herën e fundit e kanë kontrolluar gjendjen, para mbylljes së listës kanë qenë aty, nuk gjenden në listë!

CIVIL kategorikisht kërkon nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor që menjëherë ta rregullojë situatën e re. KSHZ duhet patjetër të konceptojë metodologji se si tu mundësojë qytetarëve të padrejtësuar  të cilët nuk kanë faj për rrëmujën në Listën e Votuesve, ta realizojnë të drejtën e tyre për votë, të garantuar me kushtetutë.

KSHZ ka informuar publikun se dje kanë pasur “ disa probleme teknike me aplikimin për kontrollimin e të dhënave në Listën e Votuesve për qytetarët të cilët do të votojnë në vendvotimet në territorin e Republikës së Maqedonisë”, por se ajo “tani më funksionon dhe ka qasje ndaj saj”.

“Problemet teknike  nuk kanë fare pasoja as ndikim mbi Listën e Votuesve, mbi organizatën si dhe mbi zbatimin e votimeve  të ardhshme për zgjedhjen e deputetëve  në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në Lajmërimin e KSHZ.

CIVIL u bën thirrje të gjithë ta shfrytëzojnë faqen aktive dhe ta kontrollojnë statusin  e tyre në Listën e Votuesve, me numrin amë, si dhe me lokacionin dhe numrin e vendvotimit dhe Komunën në të cilën duhet të votojnë, sepse me  kontrollimin i adresave edhe deri tani është zbuluar numri më i madh i “fantazmave”.

Next Post

“Objektivi qytetar”: Ndarje e shpërblimeve për qytetarë gazetarë

Fushatë: LSDM në Shuto Orizare dhe në Çair, VMRO-DPMNE në Gjorçe Petrov dhe në Kumanovë, PDSH në Strugë...

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom