Shteti ynë ngjan si një shesh i madh, ku në çdo kënd, secila nga 11 partitë dhe koalicionet, pjesëmarrëse të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për 11 dhjetor- pas vetëm gjashtë ditëve, premtojnë me të madhe ardhmëri më të bukur, një ditë pas…
Maqedonia po vlon! Qytetarët, të pakënaqur nga puna e pushtetit, janë pothuajse çdo ditë në protesta. Rreth 700 punëtorë të “Jugohrom-it” reagojnë, për arsye se Inspektorati për Mjedis Jetësor ka vendosur të zbatojë ligje kundër ndotjes së ajrit, para zgjedhjeve. Organizatat qytetare kërkojnë nga shteti ti rrisë buxhetet për luftë kundër HIV, por edhe të parandalohet ndotja e ajrit, që është mbi kufijtë e normales në shumë qytete në vend. Në sindikatën më të madhe, Bashkimi i Sindikatave të Maqedonisë, luftohet për ndërrimin e liderit Zhivko Mitrevski, i cili ka shprehur mbështetje të hapur ndaj pushtetit, dhe në atë emër, por pa leje të të gjitha degëve sindikale. Shëndetësia po përballohet me mungesë të kuadrit, mjekët apelojnë në konferenca për shtyp. Përfaqësues të Qeverisë, në kohë pune kryejnë aktivitete partiake. Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Frosina Tashevska Remenski, me akuzime të këtilla, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka shënuar kolegun saj, zëvendës ministrin plotësues nga radhët e VMRO-DPMNE, Dime Spasov. Zëvendës Ministri plotësues për Punë të Brendshme, Oliver Andonov ka ngritur dy ankesa kundër Ministrit Oliver Spasovski dhe koalicionit të udhëhequr nga LSDM, për shkelje të Kodit Zgjedhor…
Federalizim ose konfiskim!
Qeverisësja VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, pas 10 vite sundim, premtojnë hapje të vendeve të reja të punës dhe luftë kundër korrupsionit. Ish- kryeministri dhe lideri i VMRO –DPMNE, Nikolla Gruevski, e akuzon kundërshtarin e tij më të madh, liderin opozitar, Zoran Zaev, se nëse vjen në pushtet, do ta federalizojë shtetin dhe do të realizojë dygjuhësi.
Zaev, lideri i LSDM, e cila e udhëheq koalicionin më të madh opozitar “Për jetë në Maqedoni”, thekson se nuk do të futë “federalizim dhe dygjuhësi”, por konfiskim të pronës dhe kthimin e parave në shtet”( para, të cilat sipas tij, dhe sipas përfaqësuesve të një pjese të qeverive të Gruevskit, i kanë efektualizuar përmes provizioneve dhe veprave të ndryshme penale) do të jenë imperativi i tij, nëse bëhet kryeministër i Maqedonisë.
Në periudhën para zgjedhjeve, “frerët” mbi punën e PSP vazhdojnë, edhe pse, në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës, e me ndërmjetësim të bashkësisë ndërkombëtare, PSP u formua me “aminin” e katër partive relevante në skenën politike të Maqedonisë: VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH. Gjykata penale për herë të dytë e ka refuzuar kërkesën e PSP për urdhrin për inspektimin e të dhënave kompjuterike të ruajtura nëpër serverë, e të cilat kanë të bëjnë me shkrime nga të cilat mund të kuptohet se cilat numra telefonike kanë qenë lëndë e përgjimeve të komunikacioneve te operatori i telekomunikacioneve, që nuk ka bashkëpunuar me hetimin për përgjimet. Sipas gjykatës, kërkesa e PSP është jo e qartë dhe jo precize.
Lista e Votuesve është e mbyllur, por nuk është e pastruar!
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) e ka mbyllur Listën e Votuesve, sipas të cilës, në Maqedoni ka 1.531,368 votues. Inspektimi ka pohuar se nga Maqedonia, me qëndrim të përkohshëm dhe punë jashtë vendit janë të regjistruar 230.122 votues, të cilët nuk do të votojnë, dhe 20.573 qytetarë të cilët gjithashtu janë me qëndrim kohor jashtë vendit, për çka, edhe në raportimet Bankës Botërore dhe të Organizatës për Bashkëpunim dhe zhvillim Evropian, janë të shënuara vlerësimet se nga Maqedonia janë shpërngulur rreth 300.000 persona, nga viti 1998 deri sot. Por, vlerësimet jozyrtare edhe deri 447.000 persona të shpërngulur, duke i përfshi këtu edhe qytetarët të cilët nuk kanë leje formale qëndrimi, ndërsa kanë ikur në kërkim të ardhmërisë më të mirë, në dhjetë vitet e fundit. Këto të dhëna tregojnë për shpërngulje masovike të qytetarëve, gjë për të cilën edhe Banka Botërore e ka ranguar Maqedoninë në vendin e 23 sipas shkallës së emigrimit, edhe atë në vitin 2012. Lista e Votuesve është e mbyllur, por nuk është e pastruar!
Prezencë të “fantazmave” në CIVIL-Qendrën për Liri, paraqesin qytetare dhe qytetarë nga shumë komuna në Maqedoni, të cilët ankohen se edhe pas paraqitjeve në KSHZ, nuk është korrigjuar Lista e Votuesve. Paraqiten parregullsi, keqpërdorime të resurseve publike, keqpërdorim i detyrës zyrtare, presione mbi administratën, keqpërdorime të fëmijëve për qëllime zgjedhore….CIVIL ka shprehur zero tolerancë për keqpërdorime zgjedhore!
Prokuroria Publike e Maqedonisë ka lajmëruar se Komisioni për Ndjekjen e parregullsive zgjedhore, me qëllim të veprimit në të gjitha evenimentet në të cilat ekzistojnë indikacione për vepra të kryera penale lidhur me zgjedhjet, deri tani ka formuar 42 lëndë.
Nënkryetari i KSHZ, Rexhep Prekopuca ka paraqitur presione dhe kushtëzime nga kryeredaktori i Gazetës “Lajm”, Fejzi Hajdari. Mirëpo, mandej i ka tërhequr akuzimet dhe deklaratën e dhënë në policinë e Manastirit! Pas reagimit të dërguar në gazetën “Lajm”, nënkryetari i KSHZ, Prekopuca, ka shpjeguar se megjithatë, nuk ka pranuar kërcënime nga kryeredaktori, siç ishte e shënuar në buletinin policor.
Mediat, edhe përskaj monitorimit të Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audio –Vizuale dhe komisioni ad hok, si trupa rregullues, me detyrë për informim të balancuar në periudhën prej 100 ditë deri në zgjedhje, edhe më tej kanë vazhduar me politikat e deritanishme redaktuese. Numri më i madh i mediave mbeten me diskurs pro-qeveritar edhe në kohë të zgjedhjeve. Sipas këtyre ndodhive ( edhe pse vërehet lëvizje drejt kthimit të demokracisë në shoqëri, veçanërisht nga aspekti i paraqitjes së presioneve, kërcënimeve, kushtëzimeve dhe keqpërdorimeve të ndryshme të pozitës zyrtare dhe resurseve publike për qëllime partiake), në Maqedoni, gjashtë ditë para zgjedhjeve, nuk janë arritur të gjitha kushtet për zgjedhje të drejta dhe të lira, theksojnë ekspertë të CIVIL.
Monika Taleska