Komisioni Shtetëror Zgjedhor i ka publikuar raportimet financiare për të ardhurat dhe për shpenzimet e partive për rrjedhën e deritanishme të fushatës zgjedhore. Ekipi i CIVIL –Qendrës për Liri menjëherë ka filluar me analizë të këtyre raportimeve. Që në shikim të parë, mund të vërehet se sëmundjet e vjetra lidhur me punën financiare të partive politike, po shfaqen edhe në këtë proces zgjedhor. CIVIL fton të gjithë qytetaret dhe qytetarët që vetë të sigurohen në këtë konstatim të parë dhe të na dërgojnë komentet dhe gjetjet e tyre. Gjithashtu, ftohen të gjithë qytetaret dhe qytetarët të cilët kanë informata për financimin e partive, për mënyrën në të cilën bëhen donacionet dhe mënyrat me të cilat këto mjete shpenzohen, të paraqesin në CIVIL. Anonimiteti i burimeve të organizatës tonë çdo herë respektohet maksimalisht. Kjo është e njohur mirë në publikun, siç është e njohur se CIVIL ka besimin e madh te të gjithë qytetaret dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
Në Internet faqen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor sot janë publikuar raportimet financiare të partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, deri në mesin e fushatës parazgjedhore. Të gjitha partitë politike e kanë respektuar afatin ligjor për pjesën e parë të fushatës.
Raportimet, përveç deri te KSHZ, dorëzohen edhe deri te Enti Shtetëror për Revidim dhe deri te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Në Internet faqen e KSHZ, janë publikuar raportet e VMRO-DPMNE, LSDM, PDSH, BDI, Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi – Blloku i Tretë, PPD, Partia Liberale, “Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi”, Koalicioni “VMRO për Maqedoninë” koalicioni “Aleanca për Shqiptarët”, “Besa” dhe E Majta.
Më tepër donacione nga mbështetës, nga katër partitë më të mëdha politike, ka paraqitur LSDM -9,5 milionë denarë, pastaj VMRO –DPMNE-7,4 milionë denarë, pastaj BDI – me donacione të paraqitura prej pothuajse 7 milionë denarë, dhe PDSH me 602.000 denarë.
Përveç 11 partive dhe koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhjet, KSHZ e publikon edhe raportimin e Partisë Demokratike të Boshnjakëve, nga e cila thonë se “nuk kanë pranuar fare donacione nga persona fizik dhe juridik në llogarinë e tyre”.
Sipas nenit 84b nga Kodi Zgjedhor, organizatori i fushatës zgjedhore është i obliguar që në ditën e njëmbëdhjetë nga fushata zgjedhore të paraqesë raportim financiar për fitimet dhe shpenzimet në xhiro – llogarinë për fushatë zgjedhore nga dita e hapjes së saj, deri në fundin e ditës së dhjetë nga fushata zgjedhore.