Pasi që Gjykata Penale e prolongoi dëgjimin për shtatë të punësuarit në DSK, të cilët nga Prokuroria Speciale Publike janë akuzuar për rastin “Fortesa”, për 17 janar të vitit 2017, me arsyetim të gjykatëses Lidija Petrovska, se PSP nuk ka pasur leje nga DSK t’i shfrytëzojë dëshmitë e klasifikuara në procedurë gjyqësore, parashtrohet pyetja: vallë edhe me deklasifikimin, si dhe me pengesat e shumta të deritanishme ndaj punës së PSP, vetëm blihet kohë, që të pritet përfundimi zgjedhor?
Të akuzuarit në rastin “Fortesa” ngarkohen për falsifikim të dokumentit zyrtar, gjegjësisht, për shkatërrimin e dokumentimit për dy sistemet nga afera për përgjimet joligjore, të cilat, sipas PSP janë shkatërruar në procedure jo-standarde. PSP i ngarkon të akuzuarit edhe për shkatërrimin joligjor të dokumentacionit, përmes të cilit hetimi ka mund të arrijë deri te të dhëna për mënyrën e përgjimit nga ana e DSK.
Prokurorja Lençe Ristoska nga PSP, dje ka theksuar se me vendimin e Gjykatës vihen në pyetje edhe procedurat tjera në të cilat dëshmitë e klasifikuara nuk kanë qenë të deklasifikuara.
Edhe pse të gjithë njerëzit e arsyeshëm me siguri pajtohen me respektimin e ligjit dhe të procedurës, insistimi i Gjykatës –PSP të ketë akt formal nga DSK, me të cilin do t’i lejohet shfrytëzim i papenguar i dëshmive të klasifikuara në procedurë gjyqësore, në gjykimin e të punësuarve dhe funksionarëve të DSK, pas mega- aferës me përgjimet e dhjetëra mija qytetarë të Maqedonisë(?!), është, e thënë butë- i tejdukshëm. Posaçërisht pasi që Prokurorët Publik Ristosla dhe Trajçe Pelivanov e kanë “përkujtuar” Gjykatën se PSP gjashtë muaj më parë ka dorëzuar kërkesë formale deri te DSK, e cila për shkak të pengesave, nuk iu është dorëzuar fare!
Edhe pse Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva ishte e vendosur duka porositur publikisht se “askush nuk do të më dekurajojë, e as mund të ndikojë mbi përmbushjen e kësaj detyre të cilën ju qytetarët ma keni dhënë”, pas nëntë hetimeve dhe dy procedurave të ngritura me 21 të akuzuar, te një pjesë e publikut , në veçanti te pjesa me orientim kritik ndaj pushtetit, ende ekziston frikë nëse pushteti do të lejojë që rastet nga “bombat” në të cilat janë të përfshirë funksionarë të mëparshëm dhe aktual në pushtet, të përjetojnë përfundim gjyqësor!
Nëse fitorja e drejtësisë dhe rivendosja e shtetit juridik në Maqedoni varen vetëm nga përfundimi i zgjedhjeve, atëherë, ndoshta është e qartë se pavarësisht nga cilësia e ofertës politike në fushatë ose përcaktimit ideologjik të votuesve më 11 dhjetor, thjeshtë, nuk duhet të ketë të papërcaktuar, edhe më pak –apstinentë, qytetarë të motivuar dhe të demotivuar, zgjidhja e të cilëve do të ishte mosdalja në zgjedhje! Sepse, punën e kemi përshesh, na ndizet nën thonj!
Maqedonisë i duhet “ajrosje” drastike e gjykatës, çlirim nga ndarës të dirigjuar të drejtësisë (“svarovski” dhe dëgjues të ngjashëm), si dhe angazhim të profesionistëve të vërtetë, juristë të edukuar dhe të pavarur, me nder dhe dinjitet. Sepse, përndryshe, pas çdo cikli të zgjedhjeve, për fat të keq, fituesit në zgjedhje, rregullisht , lehtë do të gjejnë “gjykatës për varje” (ose do të angazhojnë të “konvertuar” me kohë), të oponentëve politik dhe të të gjithë atyre që mendojnë ndryshe, si pjesë e hakmarrjes për periudhën derisa kanë qenë në opozitë.