Mila Carovska nga LSDM e cila ishte edhe përfaqësuese e koalicionit më të madh opozitar në konferencën “Zgjedhje të Lira 2016”, në organizim të CIVIL-Qendrës për Liri, potencoi se është deluvion të pritet që VMRO-DPMNE seriozisht të angazhohet për mundësimin e kushteve për zgjedhje të drejta dhe demokratike dhe se në këtë mënyrë vetëm harxhohet mundësia që Maqedonia të kthehet në rrugën e drejtë.
“Ndryshimi i pushtetit patjetër se do të ndodh. Këtë ia kemi borxh Maqedonisë dhe kjo duhet patjetër të ndodh. Nuk ka kushte për zgjedhje të lira, por punojmë për zbulimin dhe paraqitjen e të gjithë votuesve “fantazma”. Si parti, në KSHZ i paraqesim të gjitha rastet. Emrat dhe listat do të jenë të dorëzuara edhe në vendvotimet, te vëzhguesit, që të mund të zbulohen më lehtë. Nga MPB, Ministri Spasovski i ka dorëzuar të gjithë votuesit e kontestueshëm në KSHZ dhe në PSP, dhe po realizohet procedurë për ato 35.000 letërnjoftime që nuk i kanë marrë. Është ngritur procedurë edhe për verifikimin e vendbanimit jo-ekzistues. Ministrja Frosina Remenski ka dërguar paralajmërim se për të gjitha agjitimet e udhëheqësve dhe kuadrove në funksion të zgjedhjeve, do të pasojnë akuza kundërvajtëse. Gjithashtu, është hapur lidhje telefonike dhe portal në të cilat do të mund të paraqiten “fantazmat”. Ndryshime do të ketë, ndërsa përcaktimi ynë themelor është ndarja e shtetit nga partia”, potencoi Carovska.