• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Fushatë e CIVIL për të drejtën e pacenueshme për #ZgjedhjetëLira

December 27, 2016
in BALLINA, POLITIKË
Fushatë e CIVIL për të drejtën e pacenueshme për #ZgjedhjetëLira
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL-Qendra për Liri sot nis pjesën femërore të fushatës 15-ditore #ZgjedhjetëLira, me tre video spote. Video spotet në pjesën e parë të “fazës femërore” janë të shkurta, të qarta dhe të drejtpërdrejta. Pa anashkalime, në dy prej tyre bëhet fjalë për pacenueshmërinë e të drejtës për votim, ndërsa në të tretin bëhet thirrje deri te qytetaret dhe qytetarët të jenë vëzhgues aktiv të procesit.

“E drejta për votim nuk është privilegje. Kjo është e drejtë të cilën askush nuk guxon ta merr, ta kufizojë ose manipulojë. Zgjedhje të Lira –PO! Vjedhje zgjedhore –JO!” – thuhet në video spotin e parë

.Në video spotin e dytë, protagonistet e njëjta thonë: “E drejta për votim, e drejta për zgjedhje të lira, e drejta të kërkohet  pushtet legjitim dhe demokratik, janë të drejta të pacenueshme të  qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Zgjedhje të Lira-PO! Vjedhje zgjedhore-JO!”.

Karakteri i edhe  kësaj fushate të CIVIL, është rast të shihet edhe në pozitat edhe praktikat e CIVIL në aspektin e çështjeve gjinore.

YES to #FreeElections NO to elections theft Slogan of CIVIL, press conference on April 6, 2016

“Kemi vendosur të nisim me fytyra femërore në fushatë, në mënyrë shumë natyrore. Pothuajse dy të tretat e vëzhguesve tonë afatgjatë janë femra. Në të kaluarën, edhe pse të ballafaquara me presione specifike dhe plotësuese, femrat në ekipet tona vëzhguese kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme. Ato vazhdimisht janë aktive dhe zbardhin shumë raste të shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut, diskriminimit, keqpërdorimeve dhe shkeljes së të drejtës votuese. Ne, si organizatë, nuk zbatojmë ndonjë politikë të veçantë dhe nuk ushtrojmë diskriminim pozitiv. Thjeshtë, femrat çdo herë kanë qenë shumicë në CIVIL. Besoj se sensibiliteti, guximi, sinqeriteti dhe inteligjenca e femrave, do të jenë vendimtare për tejkalimin e sfidave të mëdha para të cilave gjendet vendi ynë. Shihni vetëm Prokurorinë Publike Speciale, dhe do ta keni të qartë” – tha CIVILi i parë, Xhabir Deralla, në deklaratën telefonike për publikun, në të cilën iu referua “karakterit femëror” në pjesën e parë të fushatës #Zgjedhjetë Lira, njëherësh duke e komentuar pozitën dhe rolin e femrës në shoqëri.

“Paraqitni: shkelje të së drejtës votuese, propagandë agresive, punësime partiake, presione, kushtëzime, ryshfet, diskriminim, votues fantazma, dhunë…Zgjedhje të Lira –PO! Vjedhje zgjedhore-JO! – është porosia e video spotit të tretë  në të cilin thirren qytetaret dhe qytetarët të paraqesin parregullsi.

Pa pretendime, ekipi kreativ i CIVIL vendos ta kalojë brendimin e zakonshëm dhe theksimin e logos së organizatës. Në vend të këtyre, zgjedhin t’i drejtohen komunitetit onlajn dhe ta promovojnë hashtagun #ZgjedhjetëLira.

Gjithashtu, në spotet vërehet edhe vegëza deri te ueb faqja Zgjedhje të Lira, në të cilën qytetaret dhe qytetarët më herët kanë pasur mundësinë të paraqesin parregullsi. Nga ajo ueb faqe, vizitorët mund edhe të kandidohen për vëzhgues afat-shkurtë ose të lexojnë një pjesë nga produksioni i pasur i organizatës.

Vegëzën deri te ueb faqja “kryesore” e CIVIL, gjithashtu e nënshkruan organizata e cila asnjëherë nuk është fshehur pas anonimitetit, ndërkohë që është burim i hapur i informatave dhe materialit edukativ, i cili për çdo ditë mbindërtohet si pjesë e punës së ekipit të zellshëm dhe kreativ të CIVIL Media.

Fushata do të paraqitet përmes rrjeteve sociale dhe përmes mediumeve të cilat do ta mbështesin këtë fushatë.

Next Post

Novakoski: Edhe para zgjedhjeve është e qartë se vëzhguesit ndërkombëtarë do të reagojnë për pabarazinë e të drejtës votuese!

Gavrilovska: Nuk mund të flitet për demokraci në Maqedoni!

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom