Sot në Maqedoni filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për 11 dhjetor. Pas tre javë do të zgjidhet qeveria e re. Zgjedhjet për qytetaret dhe qytetarët, dhe për vendin, janë me rëndësi historike, pothuajsë të njëjtë si referendumi për pavarësi në vitin 1999.
Zgjedhjet duhet të vendosin fundin e krizës së gjatë në vend, e cila kulminoi me publikimin e “bombave” nga lideri opozitar, Zoran Zaev në shkurt të vitit të kaluar. Tentimet e bashkësisë ndërkombëtare që me mjete demokratike ta tërheq vendin nga kriza dhe përsëri ta kthen në rrugën e integrimeve euroatlantike, rezultuan me nënshkrimin e Marrëveshjes së Përzhinës. Më vonë, liderët e katër partive më ndikuese në skenën politike të Maqedonisë që nga referendumi e deri më sot, nga blloku Maqedonas: Zoran Zaev (LSDM) dhe Nikolla Gruevski (VMRO-DPMNE) dhe nga blloku Shqiptar: Ali Ahmeti (BDI) dhe Menduh Thaçi (PDSH), kanë nënshkruar edhe aneks të Marrëveshjes, sipas të cilit më 11 dhjetor do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Zgjedhjet duhet të vendosin fundin e keqpërdorimeve të pushtetit, dhe të veprave penale, të cilat janë lëndë të procedurave hetuese dhe gjyqësore, të cilat dalin nga puna e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe të hapin faqen e re të demokracisë në Maqedoni.
Partitë para kohe e filluan fushatën zgjedhore
Partitë më kryesore politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, e filluan fushatën zgjedhore para kohe, edhe pse sipas Kodit Zgjedhor, fillon sot. Politikanët, ata që pretendojnë ta mbajnë pushtetin dhe ata që tentojnë ta fitojnë pushtetin, kanë realizuar takime me qytetarë, kanë mbajtur pres konferenca në të cilat janë promovuar programet e partive, janë ngjitur materiale reklamuese zgjedhore me kandidatë për deputetë, me shkelje të drejtpërdrejtë të Kodit Zgjedhor.
CIVIL – Qendra për Liri, në atë kontekst, kërkon nga subjektet politike, pjesëmarrës në procesin zgjedhor, respektim të duhur të rregullores ligjore, ndërsa për çdo shkejle të konstatuar, do ta informojë publikun.
Përfaqësuesit e partive, dje kanë nënshkruar Kodeksin për zbatimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, duke mos e pritur ish-kryeministrin dhe kryetarin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski. Ai, pa vonesës 15 minutëshe të tij të zakonshme, vetë e nënshkroi Kodeksin, me çka u obligua, në emër të partisë dhe të koalicionit, këto zgjedhje të zbatohen në mënyrë të drejtë dhe demokratike. Edhe sipas liderit të opozitës Zoran Zaev, zgjedhjet do të jenë të rregullta, por se a do të jenë të drejta dhe demokratike, varet nga sjellja e partisë qeverisëse dhe pushtetit.
Sot dhe nesër në Maqedoni do të jetë prezent delegacioni gjashtë anëtarësh i Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës. Ata do të bëjnë vlerësimin e klimës politike dhe fushatës zgjedhore para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Përfaqësuesit e KP të Këshillit të Evropës do të takohen me përfaqësues të partive politike, KSHZ, PSP, korit diplomatik dhe resorit civil në Maqedoni.
Për qeverinë e re do të mund të votojnë 1.784.524 qytetare/ë
Sipas Presidentit të KSHZ, Aleksandar Çiçakovski, zhvillimi demokratik i shoqërisë varet nga zgjedhjet të cilat i respektojnë parimet e demokracisë, ndërsa zgjedhjet e parregullta e rrezikojnë të drejtën e votimit. Pas “pastrimit” të Listës së Votuesve nga të ashtuquajturat “fantazma”, tani me të drejtë votimi për këto zgjedhje janë evidentuar 1.784.524 qytetare/ë.
Por, edhe pse afatet për rregullimin e anomalive në Listën e Votuesve kanë kaluar dhe Maqedonia gjendet në pragun e zgjedhjeve, megjithatë, numri i “fantazmave” është i madh. Në CIVIL për çdo ditë drejtohen qytetarë nga e tërë Maqedonia, të cilët paraqesin se në vendbanimet e tyre, në adresat e tyre të banimit edhe pas paraqitjeve të shumta në KSHZ, edhe pas mbylljes së Listës së Votuesve, prap ka “fantazma”. Sipas paraqitjeve të caktuara, ka vende të banuara në shtetin ku numri i fantazmave është madje një e katërta nga numri i gjithsej i banorëve! Për rastet e këtilla, CIVIL edhe përskaj insistimeve, nuk ka pranuara asnjë përgjigje nga KSHZ.
Opozita vlerëson se pastrimi i Listës, numri i fantazmave, nuk do të ndikojë shumë mbi rezultatet zgjedhore.
Se situata e Listës së Votuesve nuk është në nivel të duhur, vërtetojnë edhe paraqitjet deri te KSHZ, të cilat i kanë dërguar qytetare/ë që janë lerguar nga Lista, edhe pse mes tyre ka persona nga jeta publike, të cilët asnjëherë nuk e kanë ndryshuar adresën e vendbanimit.
Nga sot, në zyrën e Avokatit të Popullit, qytetarët do të kenë mundësinë të paraqesin çfarë do lëndimi të të drejtës votuese, në lidhjen telefonike 0800 54321, e cila do të funksionojë nga ora 8 deri ora 16 për çdo ditë.
Demokracia e vërtetë plurale nuk mund të arrihet vetëm me prononcim deklarativ, por ajo së pari kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie nga të gjithë, e në veçanti nga pushteti ekzekutiv, theksuan nga zyra e Avokatit të Popullit.
Prokuroria Speciale Publike synoi “përgjuesit”
Prokuroria Speciale Publike, para fushatës zgjedhore, ka zbardhur hetimin e fundit, rastin “Target”, që ka të bëjë me krijuesit dhe aktorët kryesorë në aferën “Përgjime”. PSP ka sjellë akuza kundër 10 personave, mes tyre edhe kuadro të mëparshëm udheheqës nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), drejtpërdrejtë të akuzuar për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, të cilët e kanë rrezikuar privatësinë dhe biznes interesat e disa mijëra qytetarëve dhe me përgjimin e 5.827 numrave telefonik, në periudhën prej 2008 deri 2015. Përgjimi joligjor është realizuar përmes keqpërdorimit të sistemeve për përcjellje të komunikacioneve, duke i lënduar të drejtat dhe liritë e njerëzore të mijëra qytetarëve.
Në mënyrë joligjore janë përgjuar politikanë, gazetarë, biznesmenë…,anëtarë të partisë qeverisëse dhe të opozitës, figura politike aktuale dhe të mëparshme, me përjashtim të lideit dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, numri i të cilit nuk ka qenë shënjestër e “përgjuesve”.
Biznesmenët dhe gazetarët kanë paralajmëruar procedime dhe do të kërkojnë dëmshpërblim për lëndimin e të drejtave dhe intereseve. Sipas disa vlerësimeve, përgjimi joligjor do ta kushtojë shtetin nga 30 deri 300 milionë euro, dëmshpërblim të cilin do të duhet t’ua paguajë qytetarëve të dëmtuar.
Rasti “Target në publikun e Maqedonisë ka shkaktuat stuhi reagimesh, Dyshimet e qytetarëve rriten, dhe shkojnë deri aty sa që shumica dyshojnë se kjo strukturë qeverisëse ende i përgjon dhe do t’i përcjellë hapat e tyre deri në zgjedhje.
Mediat kanë rol të rëndësishëm në procesin zgjedhor
Për zgjedhje të drejta, të besueshme, rol të madh do të kenë edhe mediat në Maqedoni. Komisioni ad-hok, i formuar në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës, dhe Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale do ta monitorojnë punën e mediave, posaçërisht nga aspekti i informimit të balancuar dhe respektimi i Kodit Zgjedhor në pjesën e mbulimit dhe përcjelljes së fushatës zgjedhore.
Në këtë kontekst u paraqit edhe Këshilli për Etikë në mediat (KEMM) me apel për përgjegjësi të plotë porfesionale në gazetari, promovim të procesit participues politik dhe qasjes së vazhdueshme të publikut deri te informatat relevante dhe të besueshme në lidhje me fillimin e fushatës zgjedhore. KEMM thekson nevojën për informim të balancuar dhe korrekt me qëllim që publikut t’i mundësohet ta kuptojë dhe të merr pjesë në procesin politik.
Monika Taleska