Në debatin “Sfidat e procesit zgjedhor në Republikën e Maqedinisë”, e cila do të mbahet nesër, më 11 nëntor, në hotelin “City Park” në Shkup, folës do të jenë Dragan Malinovski – Kryetar i mëparshëm i Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Malinka Ristevska –Jordanova nga Instituti për Politikë Evropiane, Misha Popoviq nga Instituti për Demokraci – Societas Civilis, Marija Risteska nga Qendra për Hulumtim dhe Krijim të Politikave dhe Xhevdet Hajredini, Ministër i mëparshëm për Financa.
Në debatin, përveç qëndrimeve të panelistëve, do të paraqiten video-deklarata të përfaqësuesve të disa partive politike dhe koalicioneve, Petre Shilegov, Pavle Trajanov, Stojançe Angellov dhe Bekim Fazliu, të cilët përgjigjen në pyetje identike lidhur me procesin zgjedhor dhe korrupsionin politik. Mundësi për pjesëmarrje në diskutim, përmes pyetjeve dhe komenteve, do të kenë edhe pjesëmarrësit tjerë në evenimentin, përfaqësues të partive politike, organizata qytetare, institucione ndërkombëtare dhe media, të cilët i trajtojnë këto çështje nga aspekte të ndryshme.
Debati është pjesë e Karvanit të Lirisë, i cili në disa muajt e fundit ka organizuar më tepër lloje të aktiviteteve në mbi 40 komuna në të gjithë vendin, duke përfshirë koncerte, punëtori e artit, performanca poetike dhe teatrore, si dhe debate dhe diskutime që mbulojnë çështje të ndryshme kulturore dhe shoqërore që janë të rëndësishme për qytetarët.
Karvani i lirisë është festival udhëtues, i organizuar nga CIVIL – Qendra për Liri dhe i mblshtetur nga USAID, i cili i shfrytëzon artin dhe kulturën për ndikimin mbi forcimin e vetëdijes qytetare dhe pjesëmarrjes qytetare. Ky është projekt dinamik multimedial, i cili e inkurajon pjesëmarrjen qytetare në proceset e vendim marrjes në nivel lokal dhe kombëtar.