CIVIL-Qendra për Liri me optimizëm të kujdesshëm në pritje të marrëveshjes së arritur mes katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, sot në klubin e deputetëve në Shkup.
VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, në prani të ambasadorit Amerikan, Xhes Bejli, dhe përfaqësuesit të Delegacionit të Bashkimit Europian në Maqedoni, Tiborg Barodi, u kuptuan për detajet në vijim:
Në pikëpamje të Listës së Votuesve, Kodi Zgjedhor do të ndryshojë deri me 22 korrik. Sipas marrëveshjes, 171.500 votues do të vendosen në listë të veçantë dhe vota e tyre nuk është kontestuese.
Kur bëhet fjalë për 39.502 votues nga kontrollimet e kryqëzuara, do të kenë 25 ditë për paraqitjen e tyre në votime. Ata që nuk do të paraqiten, nuk do të kenë të drejtë votimi.
Sa i përket mediave, Ligji për Agjencinë për shërbime audio dhe audio vizuale, do të jetë i implementuar 15 ditë nga data e marrëveshjes së sotme. Do të formohet ad-hok trupi për monitorimin e raportimit të mediave, në pajtim me Kodin Zgjedhor. Ky trup do të funksionojë deri në kryerjen e procesit zgjedhor, ndërsa do të formohet 30 ditë nga data e kësaj Marrëveshje.
Ky trup do të përbëhet nga 5 anëtarë, në konsultim me organizatat relevante profesionale. Katër partitë politike do të zgjedhin katër anëtarë, nga të cilët njëri do të jetë shqiptar. Katër të zgjedhurit do të kenë 15 ditë që me konsensus ta zgjedhin anëtarin e pestë. Trupi do të bëjë vlerësimin e raportimit të balancuar.
Shkelja e parë do të sanksionohet me paralajmërim, ndërsa shkelja e dytë eventuale do të pasojë me dënim me para. Asnjë gazetar ose media nuk do të dënohet për shprehje të mendimit, që, sipas marrëveshjes, duhet të dallohet nga plasimi i informatave.
Katër partitë obligohen të zbatojnë legjislativë mediatike, në përputhje me prioritetet urgjente dhe Raportin e Pribe’s, në afat prej gjashtë ditë pas zgjedhjeve. Në pajtim me partitë tjera, partia më e madhe opozitare do të dominojë kryeredaktor të Redaksisë Informative të RTVM, nga ekspertë të kësaj fushe.
Nëse partitë vërtetojnë se ka kushte për zgjedhje, kryeredaktori i ri i servilit publik do të fillojë me punë njëqind ditë para zgjedhjeve.
Në pikëpamje të Qeverisë së Përzhinës, nëse zgjedhjet mbahen në vitin 2016, ajo do të fitojë mandatin prej 100 ditë, para ditës së zgjedhjeve. Vendimet ligjore të sjella nga ana e VMRO-DPMNE dhe BDI, që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe autorizimet e ministrit, suspendohen deri me 1 janar -2017.