• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev: Të shfuqizohet falja e kriminelëve të pushtetit

May 13, 2016
in BALLINA
Zaev: Të shfuqizohet falja e kriminelëve të pushtetit
Share on FacebookShare on Twitter

Kritika të ashpra në llogari të pushtetit, shtyerje të zgjedhjeve, tërheqje të faljes së Ivanovit, çlirim të mediumeve, departizim të gjyqësisë dhe një vistër masash e reformash të tjera për dalje nga kriza politike e Maqedonisë janë një pjesë e qëndrimeve të përfaqësuesve më të lartë të mbi njëzet partive politike që sot ishin pjesë e diskutimit të katërt publik me temë “Pluralizmi dhe kriza politike” në organizim të CIVIL – Qendra për Liri. Në diskutimin publik morën pjesë edhe mbi 50 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, mediume, nisma qytetare dhe përfaqësi diplomatike e misione vëzhguese në Republikën e Maqedonisë.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi, mori pjesë në diskutimin publik “Pluralizmi dhe kriza politike” në organizim të CIVIL – Qendra për Liri dhe me të pranishmëve u dha informacione të vlefshme për rrjedhën e bisedimeve dhe për zgjidhjet që po i propozon opozita.

Në fjalimin e tij Zaevi zbuloi detale ekskluzive për takimet bilaterale që po bëhen për momentin, për mospasjen e kushteve për zgjedhje më 5 qershor, mundësi për thirrje të Parlamentit, faljen e paligjshme, si dhe për krizën politike në kontekst më të gjerë. Në paraqitjen e tij, Zaevi për herë të parë e paraqiti idenë për datë të kushtëzuar për zgjedhje, e jo datë fikse, siç ishte rasti deri më tani.

“Bisedime nuk ka, po ka biseda bilaterale – ne dhe partitë e tjera me përfaqësuesit ndërkombëtarë. Bisedime do të ketë kur do të tërhiqet falja dhe do të shtyhen zgjedhjet. Më 5 qershor nuk do të ketë dhe nuk mundet të ketë, jo për shkak të Zoran Zaevit, po për shkak të qytetarëve që janë nëpër rrugë dhe për shkak të argumenteve të tyre”, theksoi Zaevi.

IMG_7379

“A mund të thirret Parlamenti? Po! Pesë, gjashtë apo më shumë anëtarë të KShZ-së duhet ta njoftojnë kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovskin se nuk ka kushte për zgjedhje për shkakun se nuk është pastruar lista zgjedhore”, vazhdoi Zaevi.

Në pjesën e dytë të diskutimit publik Zoran Zaevi dha informata shtesë dhe përgjigje për pyetjen e panumërta nga gazetarët dhe pjesëmarrësit e tjerë të diskutimit publik.

Ngjarja është në kuadër të projekteve “Zgjedhje të lira për qytetare e qytetarë të lirë”, të përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë dhe “Përpara!” – projekt për vëzhgim zgjedhor, të financuar me mjete gjermane nga Pakti i Stabilitetit të Evropës Juglindore.

Përktheu nga maqedonishtja: Arsim Jonuzi

Next Post
Ndërhyrje pa leje në TV 21: Vazhdon sjellja banditeske e përdhunuesve të Gruevskit!

Ndërhyrje pa leje në TV 21: Vazhdon sjellja banditeske e përdhunuesve të Gruevskit!

CIVIL me optimizëm të kujdesshëm ndaj marrëveshjes së arritur

CIVIL me optimizëm të kujdesshëm ndaj marrëveshjes së arritur

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom