Protestat pro-demokratike nuk lëshojnë pe. Edhe pse është fundjavë dhe është dita e njëmbëdhjetë e protestës, turmë prej disa mijëra protestuesve u mblodh edhe sot përpara Prokurorisë Publike Speciale, duke kërkuar përgjegjësi për krimin, drejtësi dhe demokraci.
Revolucionarët “e larmë” u nisën drejt Gjykatës Kushtetuese, por u ndaluan që të arrijnë atje prej një kordoni të fortë të policisë dhe automjeteve të blinduara të vendosur në fillim të urës “Goce Dellçev”. Protestuesit e shprehën revoltën e tyre duke “pikturuar” dy luanët të vendosur në fillim të urës.
Pas një qëndrimi të shkurtër, demonstruesit u drejtuan kah Qeveria.