Kundër vendimit të Gjorge Ivanovit për falje të politikanëve që dyshohen për krim qe disa ditë po protestojnë shkupjanë, të cilëve iu bashkëngjitën edhe manastiras e strumicas, por po reagojnë edhe të shpërngulurit.
Maqedonasit që jetojnë në Nju-Jork, në Parkun Qendror kanë dalë për përkrahje të protestave në Maqedoni, kurse për sot në orën 12:00 sipas kohës lokale (18:00 sipas kohës maqedonase, kur do të fillojë protesta e caktuar për Shkup) është paralajmëruar protestë edhe para ambasadës në Uashington, me ç’gjë të shpërngulurit do t’u japin përkrahje të bashkëkombasit e atdheut që po luftojnë për shtet juridik. “Kjo protestë është shenjë përkrahjeje për bashkëqytetarët tanë që po luftojnë për liri, drejtësi dhe demokraci në Maqedoni”, thuhet në paralajmërimin e protestës.
“PoMelburni për Maqedoni më të mirë, për sundim të së drejtës, për gjyqësi të pavarur, për mediume të lira, për pushtet demokratik, për tolerancë të dallimeve, për shoqëri civile me të drejtë zgjedhjeje! Mbetemi maqedonas, pa kllapa, mbaresa, parashtesa a shtesa!”, porosisin maqedonasit nga ShBA-ja.
Reagojnë edhe maqedonasit në Australi. Në një portal shkupjan, akademiku dhe shkrimtari, Bozhin Pavllovski, që jeton tashmë një periudhë të caktuar të vitit edhe në Australi dhe në Maqedoni, potencon se “me fjalë nuk mund të përshkruhet eksitimi i qytetarëve që vijnë nga Manastiri dhe nga e gjithë Pellagonia…, duke pohuar se i kanë nxitur familjarët nga vendi amë për ta ngritur kokën e krenarisë dhe mosgjunjëzimit”.
Sipas profesorit të universitetit të Latrobit, i cili është me prejardhje nga Pellagonia, “edhe policia maqedonase do të bashkohet me popullin e vet, larg prej mbajtjes së zgjedhjeve. Pa marrë parasysh që nuk posedojmë traditë demokratike dhe aq shumë vuajtëm nga politikanë koprracë e të paskrupullt, ne si popull e qytetarë jemi kompatibilë me qytetërimin modern. Megjithatë, policia jonë është e arsimuar dhe nuk do të qëndrojë në anën e gabuar”, theksoi profesori. Akademiku Pavllovski thekson se diaspora e madhe maqedonase në Australi pret zgjidhje urgjente të krizës politike.
Përktheu nga maqedonishtja: Arsim Jonuzi