• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Zaev u bëri thirrje për platformë të përbashkët të gjithë strukturave opozitare dhe qytetare

April 7, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

Në konferencën për shtyp, kryetari i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, i konfirmoi qëndrimet e djeshme të LSDM-së dhe opozitës së bashkuar për të bojkotuar zgjedhjet në 5 qershor. Ai theksoi se prej tre kushteve kryesore të Marrëveshjes së Përzhinos, ndarja e partisë nga shteti, reforma e mediave dhe pastrimi i Listës Zgjedhore – asnjë nuk është plotësuar.

Zaev u bëri thirrje të gjitha partive të opozitës, shoqatave të qytetarëve, aktivistëve të shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë për të marrë pjesë në një platformë të përbashkët me qëllim të realizimit të angazhimeve për liri, demokraci dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Gruevski dhe Ahmeti, me vendimin e njëanshëm, i bënë zgjedhjet e pamundshme. Bëj thirrje për t’u bashkuar në një platformë të përbashkët. Zgjedhjet nuk do t’i shikojmë në televizion. Ne do të vazhdojmë të luftojmë së bashku për Maqedoninë tonë”, tha Zaev në konferencën për shtyp sot pasdite.

Lideri i LSDM-vuri në dukje se pavarësisht nga dorëheqjet, ministrat e LSDM-së do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre dhe nuk do të lejojë që të shkelin ligjet dhe funksionalitetin e institucioneve që menaxhojnë, ndërsa mosdërgimin e dorëheqjeve në Kuvend nga ana e kryeministrit Dimitriev e vlerësoi si “robërim” të ministrave në këtë Qeveri, kundër vullnetit të tyre.

Lidhur me rolin e komunitetit ndërkombëtar dhe presioneve ndaj LSDM-së për këtë vendim, Zaev informoi se gjatë ditës së djeshme ka pasur bisedime intensive me komisarin Han dhe diplomatë të tjerë, duke vlerësuar përpjekjet e tyre si miqësore dhe qëllimmira.

Tags: Заев ЗаевизбориЦивил
Next Post

Савески: Потребна е експертска влада за демократски избори

Aliti: Është i nevojshëm ligji për media

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom