Pjesa e tretë e paraqitjes e dr. Sasho Ordanoskit, analist politik, në panelin e diskutimit me ekspertë me temë: “Pluralizmi dhe kriza politike”, të mbajtur më 17 mars 2016.
“Gruevski ka paguar 1,7 milionë dollarë për takim me nënkryetarin amerikan, kurse institucionet e angazhuara për të parandaluar aktivitete korruptive nuk po reagojnë”, deklaroi Ordanoski në diskutim.
Me rastin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ai potencon se “ekziston përplasje flagrante e epike e interesave, Kryetari i shtetit duhet të shfuqizojë për procesin e vet zgjedhor, e kjo mendoj se nuk do të përfundojë mirë”.
Ngjarja ishte pjesë e projektit “Zgjedhje të lira për qytetare e qytetarë të lirë”, të financuar nga Ministria për Punë të Jashtme të Republikës Federative të Gjermanisë.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=OqoUbWx2G1Y[/youtube]
“Ne po jetojmë në një vend që është thellësisht e në themel i është prishur besimi në institucionet. Kur institucionet që na përfaqësojnë nuk funksionojnë, e këtë jo vetëm që do ta shihni në anketat me vite me radhë, por faktikisht nuk funksionojnë, atëherë keni problem të madh. Atëherë pyetja se ku është përgjegjshmëria është çështje politike, sepse nëse është përgjegjësia te institucionet, ka rrugë institucionale se si nxiret ajo përgjegjësi. Po qe se përgjegjësia zhvendoset në shoqërinë civile apo siç thoni ju te plebisi, atëherë kam frikë se të gjitha përgjigjet nuk do të shkojnë nëpër institucione. Disa përgjigje do të derdhen jashtë institucioneve. Për shembull, pa asnjë mëdyshje u konstatua se për takimin e z. Gruevskit me nënkryetarin amerikan janë paguar – të paktën sipas asaj që është publikuar si fakt i padyshimtë – 1,7 milionë dollarë. Edhe pse disa burime thonë se ajo shumë arrin edhe deri në 3 milionë, megjithatë bëhet fjalë për 1,7 milion dollarë të nënshkruar në marrëveshje nga kryeministri i tanishëm teknik.
Në shtet ka së paku pesë, e ndoshta dhjetë institucionet që janë të angazhuara me detyrë zyrtare të shqyrtojnë se prej nga janë ato para. Pra, nga prokuroria, te agjencia për larje parash, polici financiare, komisioni shtetëror kundër korrupsionit… Ka së paku pesë ligje në të cilat ai lloj i financimit është i sanksionuar dhe ku sipas detyrës zyrtare, jo vetëm me zë të dëgjuar, që është detyrim ligjor, po edhe me obligim zyrtar – sipas një profesionalizmi a ndërgjegje, ndonjëra prej këtyre pesë institucioneve duhej patjetër të trokiste në derën e VMRO-DPMNE-së dhe të pyesë: “Shumë bukur, ju lumtë, keni parë lobim legjitim, gjithçka është në rregull, po ku i keni marrë 1,7 milion dollarë?”
Kjo është para e madhe. Kjo edhe në Uashington është para e madhe, e lëre më në Maqedoni. Ka ngecje absolute të çfarëdo reagimi nga institucionet zyrtare, e tani çfarë të bëjmë?
Kini parasysh, kjo tërheq për njerëzit e parë nga ato institucione përgjegjshmëri penale, d.m.th. supozimi është se një ditë, kur do të funksionojë shteti juridik në Republikën e Maqedonisë, ndoshta do të jetë e dorës së dytë për të parë se prej nga janë paratë e VMRO-së. Do të ishte më e rëndësishme të shohim përse prokurori publik nuk ka hapur procedurë për të, pse komisioni shtetëror kundër korrupsionit nuk ka hapur procedurë apo, nëse ka hapur, e ne nuk e dimë, sepse është temë shumë e rëndësishme për shoqërinë – do të duhej ta dinim. Në situatë të këtillë, kur nuk keni kurrfarë besimi te institucionet, pastaj vijmë në një situatë të mundë të diskutojmë për zgjidhje jokushtetuese të problemeve, që është fazë shumë e rrezikshme, e pasigurt, në të cilën po hyn Maqedonia.
Me të vërtetë parashtrohet pyetja: a ka kuptim të shkohet në zgjedhje më 5 qershor kur Gjykata Kushtetuese sapo lejoi shfuqizim të thelbit të demokracisë në Maqedoni për mashtrime zgjedhore? Unë, për shembull, nuk besoj. Nuk dua vetë të jap përgjigjen për atë pyetje, megjithatë kjo praktikisht nënkupton që porosia është e qartë: pas dy muajsh, po qe se shkojmë në zgjedhje më 5 qershor – mos u brengosni, manipulojini zgjedhjet! Kryetari është këtu. Kryetari, i cili, përndryshe, është palë në kontest, sepse bëhet fjalë për përgjegjësi penale, për njerëzit e dyshuar dhe për zgjedhjen e tij, ai është zgjedhur në të njëjtën kohë kur janë manipuluar zgjedhjet parlamentare. Dhe tani kemi përplasje flagrante e epike e interesave, Kryetari i shtetit duhet të shfuqizojë për procesin e vet zgjedhor, e kjo mendoj se nuk do të përfundojë mirë”.
Përktheu nga maqedonishtja: Arsim Jonuzi