• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Artistët do të flasin për të drejtat e njeriut

March 29, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

Afrohen nga fundi përgatitjet për ngjarjen e sontme multimediale të CIVIL – Qendrës për Liri “Artistët për të drejtat e njeriut”, e cila do të mbahet në GEM Klub dhe Menadë, në Çarshinë e Vjetër në Shkup, me fillim në ora 18.

Ngjarja do të fillojë me tryezën e rrumbullakët, në të cilën do të marrin pjesë artistë dhe intelektualë të shquar, të cilët do të diskutojnë për rolin shoqëror dhe përgjegjësinë e artistëve në kushte të erozionit të demokracisë, autokracisë, dhunës strukturore dhe shkeljes së vazhdueshme të të drejtave dhe lirive të njeriut. Diskutimet e tyre do të dokumentohen dhe do të botohen në onlajn kanalet e CIVIL, ndërsa gjatë tërë mbrëmjes ekipi i CIVIL Medias do të bëjë video-biseda të shkurtëra me pjesëmarrësit. Tryeza e rrumbullakët është e paramenduar si një forum i hapur dhe joformal, i cili do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme përmes produksionit mediatik të CIVIL-it.

A4HR banner 07 - CCIVIL do të paraqesë një projekt-deklaratë të përbashkët në të cilën, ndër të tjera, thuhet: “Artistët kanë fuqinë për të ndryshuar botën me veprat e tyre dhe paraqitjet e tyre në publik. Me vetë aktin e krijimit, artistët më burimisht e manifestojnë angazhimin e qartë për liri të shprehjes, një prej të drejtave themelore të njeriut. Si kurrë më parë, artistët sot përballen me detyrën për të ngritur zërin e tyre kundër padrejtësisë dhe destruksionit”.

#a4hr programme AL - C

Programi përfshin ekspozitë të pikturave, video projeksione, lexim poezish dhe program muzikor. Me vepra të tyre artistike do të prezantohen Mirosllav Stojanoviq – Shuki, Kasiopeja Naumoska, Doroti Paçkova, Valentin Dimanovski dhe Verica Dimeska. Poezi do të lexojnë Biljana Jordanovska, Elena Prenxhova, Aleksandra Spaseska, Biljana Stojanovska, Xhabir Deralla dhe të tjerë që do të paraqiten gjatë pasdites për performancë poetike.CIVIL do të “instalojë” edhe kitarë elektrike, në të cilën muzicientët do të mund të bëjnë “xheming”. ME DJ set do të performojë edhe Vlladimir Millçin.

Ftesa për tryezën e rrumbullakët, leximin poetik dhe përmbajtjet tjera të ngjarjes multimediale “Artistët për të drejtat e njeriut” u drejtohet të gjithë artistëve, punëtorëve kulturore dhe mediatikë, adhuruesve të artit dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut.

Hashtagu për ngjarjen është #a4hr (Artists For Human Rights).

Ngjarja është pjesë e programit vjetor të CIVIL – Qendrës për Liri, i mbështetur nga programi CIVICA Mobilitas.

Next Post

Arti është një formë e rezistencës

Ngjarje multimediale: Artistët për të drejtat e njeriut

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom