Ekipi CIVIL – Qendrës për Liri, sot në komunën Qendër, në rrugën “Maqedonia”, e prezantoi projektin “Përpara!”. U shpërndanë mbi 500 afishe me përmbajtje informative, për mundësitë që i ofron projekti “Përpara!” për vëzhgim të zgjedhjeve të ardhshme të parakohshme parlamentare.
Shkupjanët treguan interes të madh në mundësitë për të qenë pjesë e ekipit të vëzhguesve të CIVIL. Përfaqësuesit e Civil biseduan me kalimtarët në më tepër tema në lidhje me krizën politike në vend. Një pjesë e bashkëbiseduesve raportuan parregullsi në Listën e Votuesve. Po ashtu, qytetarët e Shkupit kishin mundësi të fotografohen për foto-peticionin: “Unë jam zgjedhje të lira”.
Me qindra e vëzhgues të akredituar, më shumë se 1.000 vëzhgues cqytetarë dhe ekip të spikatur të analistëve dhe ekspertëve, “Përpara!” është projekt për monitorimin afatgjatë të procesit zgjedhor, vëzhgim në ditën e zgjedhjeve, si dhe për edukimin dhe ngritjen e vetëdijes publike për të drejtat e votuesve.
Projekti “Përpara!” zbatohet në mbarë vendin në 14 qendrat rajonale të CIVIL dhe financohet me fonde gjermane nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.