• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Toksikologjia me demant: Dr. Popovski i mënjanuar me ton pak më të lartë, nuk ka pasur kontakt fizik

March 25, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhur me dëshminë e djeshme nga Dr. Nestor Popovski i Klinikës së Toksikologjisë në Shkup për CIVIL Media, në të cilën ai fajësoi drejtorin ekonomik Nikola Tashev se e ka fyer dhe përzënë fizikisht nga një takim, sot Kolegjiumi i Klinikës dërgoi një demant. Ata thonë se nuk ka pasur asnjë kontakt fizik, por se drejtori Tashev ka mënjanuar Dr. Popovskin nga mbledhjes e Kolegjiumit me një ton pak më të lartë.

E se problemet në toksikologji zgjidhen me ton më të lartë, u vërtetua edhe një pjesë e redaksisë të CIVIL Media, sepse një zë mashkulli, pa u prezantuar në telefon, me një ton të lartë kërkoi që të botohet menjëherë demanti i dërguar si një fotografi. Demantin e trransmetojmë në tërësi:

ISHP Klinika Universitetare e Toksikologjisë – Shkup shpall demat të deklaratës nga data 24.03.2016 e paraqitur nga Dr. Nestor Popovski – mjek specialist i punësuar në Klinikën Universitare, duke deklaruar se ajo është plotësisht e pavërtetë. Ne konsiderojmë se e njëjta është dorëzuar në mënyrë tendencioze deri te ju, në mënyrë që të krijohet një imazh i shtrembëruar për punën e Klinikës Universitare për Toksikologji dhe punën e udhëheqësisë së Klinikës Universitare.

Ne duam të theksojmë se Dr. Nestor Popovski me asgjë nuk ishte i ngacmuar, në mbledhjen e Kolegjiumit të Klinikës Universitare e cila është mbajtur më 23.03.2016, ai në mënyrë të vrazhdë sulmoi Dr. Lidija Petkovskën (nënshkruese të autorizuar të dokumentacionit mjekësor) dhe me sjellje të pahijshme e pengonte punën e Kolegjiumit Profesional. Për këto arsye, u.d. drejtor organizativ i Klinikës Universitare, për të ruajtur dinjitetin e Kolegjiumit dhe Dr. Lidija Petkovskës dhe për të lehtësuar mbajtjen e qetë të seancës, e mënjanoi Dr. Nestor Popovskin nga seanca me një ton pak më të lartë, por assesi nuk erdhi deri ndonjëfarë kontakti fizik, e as më pak sulm fizik.

Me respekt,

Kolegjiumi Profesional i ISHP Klinika Universitare për Toksikologji
1.doc.Dr. Lidija Petkovska d.v
2.doc.Dr Janina Pereska, d.v
3. drejtor med.teh Mile Smilevski, d.v
4.sekretar Elizabeta Petrovska, d.v
U.D drejtor organizativ
dipl.inxh. Nikola Tashev, d.v

Demant

Tags: Dr. Nestor PopovskiKlinikës së ToksikologjisëNikola Tashev
Next Post

Pritje e jashtëzakonshme e CIVIL-it në Mavrovë, Qendra Zhupa, Dibër dhe Vevçan

CIVIL-i i informon qytetaret e qytetarët e Demir Kapisë, të Bogdancit dhe të Dojranit për projektin Përpara!

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom