• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Petar Arsovski: Maqedonia është në zonën e muzgut

March 23, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

Aktori Petar Arsovski ishte mysafir në një nga ngjarjet publike të organizuara nga CIVIL – Qendra për Liri. E shfrytëzuam praninë e tij, të bisedojmë për situatën aktuale në vend, si dhe trashëgiminë aktuale për gjeneratat e ardhshme.

[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=AOnMKxQepX8[/youtube]


Ku po lëviz Maqedonia momentalisht ?

E kush do të mundej t’i përgjigjet kësaj pyetjeje? Një kohë, ka qenë një serial shumë i popullarizuar ‘’Zona e muzgut’’. Ashtu edhe ne, çdo ditë kemi një suprizë të tillë nga garnitura qeveritare. Çdo ditë na bëjnë befasi të pakëndshme, kështu që, tani, në pyetjen se kah është duke lëvizur Maqedonia – është shumë e vështirë për t’u përgjigjur. Por, nuk është e mirë, nuk jemi duke ecur në drejtimin e duhur. Ne prisnim që kjo është sëmundje që do ta kalojmë shpejtë, sikur fruthin. Megjithatë, duket që po bëhet fjalë për metastazë, se çdo gjë që po i ndodh Maqedonisë është aq thellë e metastazuar në të gjitha  poret e shoqërisë sonë, që do të zgjasë gjatë. Sa do të jemi të sëmurë – nuk e di, nuk e di as nëse do të shërohemi dhe kur do të shërohemi. Është e vështirë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Nuk dua të gënjej.

Çfarë ju lënë të moshuarit të rinjëve në Maqedoni, gjegjësisht, asaj pjese te të rinjtë që tani për tani mbetën këtu?

Po, kjo është edhe një pyetje e vështirë. Çka do u lëmë të rinjëve, kur e dimë se janë të evidentuar  500-600 mijë të rinj të larguar nga Maqedonia, e unë nuk kam takuar njeri të ri, i cili nuk përgatitet që të largohet nga këtu. Për këtë është shumë e vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Të rinjtë që do të mbesin këtu – mjerë ata. Do të trashëgojnë borxhet, do të trashëgojnë shoqëri të vështirë, do të trashëgojnë varfërinë, kështu që është e kuptueshme që secili prej tyre ëndërron për t’u larguar nga këtu, për ta jetuar atë jetë, e cila është një dhuratë, e dhënë atij, e i riu duhet ta përjetojë sa më mirë që mundet. Ato dhjetë vite, kur një i ri vendos themelet e jetës së tij, janë prej moshës 20-25 deri 35 vjet, atëherë njerëzit largohen prej këtu, sepse e shohin që nuk kanë ardhmëri. As nuk martohen, as nuk lindin fëmijë … Vërtetë është e tmerrshme. Nuk kam këshillë për rininë, shumë më vjen keq, por edhe këtë herë, unë nuk dua të gënjej.

 

Tags: Civil - Qendra për LiriPetar ArsovskiZona e muzgut
Next Post

Një minutë heshtje për Brukselin

Ndaloni së mbyturi në emër të Allahut dhe në emrin tim!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom