CIVIL – Qendra për Liri, në kuadër të projektit “Zgjedhje të lira për qytetare(ë) të lirë“, zbaton një anketë online me pyetje që kanë të bëjnë me gjendjen e Listës së Zgjedhësve, për punën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe mundësinë e qytetarëve për të raportuar parregullsi.
Nëpërmjet këtij sondazhi, CIVIL do të përpiqet të detektojë qëndrimin e bashkëqytetarëve rreth parregullsive në Listën e Zgjedhësve, si dhe vallë mendojnë se ka kohë mjaftueshme deri më 5 qershor që të pastrohet Lista e Votuesve.
Klikoni KËTU për t’iu përgjigjur pyetësorit, që nuk do t’ju marrë më shumë kohë se një minutë.
“Zgjedhjet e lira për qytetare(ë) të lirë” është një projekt i të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë. Ai buron nga nevoja e qytetare(ë)ve për t’u kyçur në krijimin e kushteve për zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.
Paralelisht me anketimin e qytetarëve në lidhje me pikëpamjet e tyre mbi punën e KSHZ-së dhe gjendjen e Listës Zgjedhore, CIVIL – Qendra për Liri i fton të gjithë qytetaret dhe qytetarët, të cilët dëshirojnë të aplikojnë për vëzhgues të zgjedhjeve, të dërgojnë një biografi të shkurtër, një letër motivimi dhe një fotografi në adresen elektronike monitor@civil.mk.
Afati i fundit për paraqitjen e vëzhguesve është 31 mars 2016.
Vizitoni faqen e internetit të CIVIL, formularin e aplikimit online për paraqitje të presioneve politike dhe të tjera, si dhe Facebook faqen e CIVIL.